Gjatë paradites së nesërme, rreth orës 10 të paradites, në shtëpinë e femijës Zyber Hallulli, zhvillohet ceremonia e 100 vjetorit të strehës së parë vorfnore.
Në këtë takim merr pjesë dhe ministrja Ogerta Manastirliu. Kjo javë që po lëmë pas u është kushtuar fëmijëve pa përkrahje prindërore.
Në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prag të Festës së Pavarësisë – 28 nëntorit, u zhvillua veprimtaria ndërgjegjësuese për fëmijët jetimë në prani të përfaqësuesve të qeverisë e të Kuvendit, ambasadorëve të huaj, aktivistëve të shoqërisë civile dhe të organizatave rinore, artistëve të shquar dhe personalitetve të spikatur nga fushat të ndryshme të jetës, miqve të ardhur nga trevat shqiptare dhe fëmijëve të shumtë.