Por, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe vartësit e tij, nuk do të mblidhen në vendin e tyre të punës, në ndërtesën e Qeverisë.
Kryeministri, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare do të darkojnë bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli, shkruan Ekspress.
Qeveritarët e vendit do të bëhen bashkë në periferi të Prishtinës, në Hajvali, një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Nuk dihet nëse në këtë takim do të bisedohet për demarkacionin dhe temat e tjera të rëndësishme në vend.
Megjithatë, Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, do të jetë joformal.
Ditë më parë, nikoqiri i darkës së sotme, zëvendëskryeministri i parë, Pacolli, deklaroi se ka mbetur pak kohë për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi.
Në të kundërtën, sipas tij, këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
E, nëse nuk do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët, Pacolli ka paralajmëruar largimin e tij nga Qeveria.
Demarkacioni me Malin e Zi është një ndër problemet kryesore me të cilin ëhstë përballur Kosova. Ndërkohë që i është bërë e qartë nga BE se pa ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend nuk do të liberalizohen vizat. (B.H/Faxweb)