Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e opozitës e cila do të fillojë në orën 12:00. Kryetari I PD-së Basha pasi u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive pas takimit të aleatëve në selinë blu, me anë të një videoje që ka publikuar në ‘Facebook’ ka risjellë edhe njëherë në vëmendje çështjen ‘Habilaj’ ku përfshihet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në videoon e publikuar shfaqet një pjesë nga përgjimet për Habilajt ku ata përmendin Tahirin për vjedhje votash dhe trafikun e drogës.
Basha shkruan se Tahiri ndau me trafikantët paratë e drogës, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i njërit prej trafikantëve që thotë se Tahiri për një muaj ka bërë 5 milionë euro.
Në fund mesazhi që përcillet është se nuk ka drejtësi me Ramën në qeveri.
(B.H/Faxweb)