Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se bazuar në raportimet nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme priten reshje intensive kryesisht në 6 qarqe: Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë.
Gjithashtu njofton se në zonat malore mbi 300 metra priten reshje dëbore. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.