01:49 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nesër seanca për sulmuesin e Berishës/ Prokuroria sekuestron kartelat mjekësore të 31-vjeçarit, verifikime nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike

14:37 | 08/12/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi ndaj kreut të PD-së, policia del me njoftim zyrtar për arrestimin e Gert Shehut

E ndërsa mëngjesin e së premtes pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të riut Gerti Shehu, që goditi me grusht, ish kryeministrin Berisha, prokuroria vijon mbledhjen informacioneve për 31-vjeçarin.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkenore monstra për të parë nëse Shehu, ditën që shkaktoi incidentin e rëndë ka qenë apo jo nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit. Hetuesit pritet të verifikojnë edhe qëndrimin e familjarëve të Shehut që pretendojnë se ai kurohej prej 5 vitesh për çregullime psikotike që është konfirmur edhe nga mjeku psikiatër Sadik Lala . Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e spitalit të traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Dosja e 31-vjeçarit ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës ku të premten, pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.

Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës, pasi ai kreun sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit. Nëse mjekët nuk japin leje të largohet nga spitali, atëherë masa e sigurisë do t’i komunikohet në ambientet e spitalit. Gerti Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Pas

Samiti BE-BP në Tiranë, Akri Çipa: Vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Para

Shqiptari që vrau të dashurën 19 vjeçare në Greqi lihet në paraburgim, tensione në gjykatë nga miqtë dhe familjarët e vajzës

Para
Shqiptari që vrau të dashurën 19 vjeçare në Greqi lihet në paraburgim, tensione në gjykatë nga miqtë dhe familjarët e vajzës

Shqiptari që vrau të dashurën 19 vjeçare në Greqi lihet në paraburgim, tensione në gjykatë nga miqtë dhe familjarët e vajzës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.