Gjatë ditës së nesërme pritet të nënshkruhet një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’ ose të njohur ndyrshe si ‘Frontex’.
Duke qenë se kjo është hera e parë që që kjo agjenci nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian, ka reaguar edhe ambsadori I BE në Vendin tonë, Ligi Soreca.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Soreca përshënet këtë marrëveshje duke theksuar se kjo është hera e parë që në marrëveshje e tillë ndodh me një vend që nuk është pjesë e zonës Shengen.
“Marrëveshja midis Kufirit Evropian, ‘Gardës Cost’ Frontex dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. “ shkruan Soreca në Twitter.
Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një marrëveshje historike.
“Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.” Shkruan ai.
Pasi u propozua rreth në vitin 2015 nga Komisioni Europian, më 6 tetor 2016 u shpall zyrtarisht themelimi i Agjencisë së Kufirit Europian dhe Rojave Bregdetare (European Border and Coast Guard Agency).
Krijimi i një Agjencie të re, është një nga objektivat e përcaktuara edhe në kuadër të Agjendës Europiane të Migracionit, për të forcuar menaxhimin dhe sigurinë e BE-së në kufijtë e jashtëm. Kjo agjendë përfshin një veprim të menjëhershëm për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetës së emigrantëve në det, duke siguruar fonde shtesë për operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit të Frontex.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post