Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, ka marrë masa për të garantuar një proces normal votimi edhe në burgje.
Kështu drejtuesve të institucioneve u ndalohet kontakti me të burgosurit, po ashtu Bardhi ka urdhëruar rritjen e nivelit tësigurisë në burgje, për të shmangur çdo situatë të papritur në to.
“Për këtë qëllim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kaluar në gadishmëri të plotë, njëlloj si edhe strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu, Drejtuesve të institucioneve, përveç rasteve të justifikuara, i ndalohet marrja e kontaktit me të burgosurit, ndërkohë që porositë posaçme janë përcjell edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunimin me vëzhguesit vendor dhe/ose të huaj, do të monitorojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, procesin e votimit në të gjitha IEVP-të.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, duke vlerësuar situatën e veçantë në të cilën ndodhet vendi në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, ka urdhëruar rritjen e nivelit tësigurisë në burgje, për të shmangur çdo situatë të papritur në to.”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.
Sakaq, ministri Bardhi fton edhe qytetarët që të denoncojnë për cdo rast shit-blerje votash apo shkelje të tjera.
DETAJET NGA MINISTRIA
Ministria e Drejtësisë merr masa për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në burgje, si dhe përforcon masat e sigurisë në tëgjitha IEVPMinistri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka udhëzuar sot një Plan të Veçantë Masash për të garantuar një proces normal dhe demokratik votimi në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për këtë qëllim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kaluar në gadishmëri të plotë, njëlloj si edhe strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu, Drejtuesve të institucioneve, përveç rasteve të justifikuara, i ndalohet marrja e kontaktit me të burgosurit, ndërkohë që porositë posaçme janë përcjell edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunimin me vëzhguesit vendor dhe/ose të huaj, do të monitorojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, procesin e votimit në të gjitha IEVP-të.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, duke vlerësuar situatën e veçantë në të cilën ndodhet vendi në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, ka urdhëruar rritjen e nivelit tësigurisë në burgje, për të shmangur çdo situatë të papritur në to.
Për këtë qëllim, Policia e Burgjeve ka kaluar në gjendje gadishmërie të plotë, duke garantuar sigurinë në burgjedhe shmangien e ndonjë incidenti.Ministri z. Bardhi, fton të gjithë qytetarët të denoncojnë, në të dhënat e kontaktit tëpublikuara në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë, çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë për shitblerjetë votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik, apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.
Çdo denoncim do të trajtohet në kohë reale dhe do të merren masat menjëherë për të rivendosur ligjin.Ministria e Drejtësisë apelon për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, dhe ftonqytetarët të jenë bashkëpunues në realizimin e një procesi të tillë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post