Nesër zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike, mirëpo akademiku i njohur Artan Fuga shprehet kundër mekanizmit të procesit të votimit.
Sipas Fugës, demokratët kanë zgjedhur një mekanizëm manipulues që është ai një anëtar një votë. Në vend të kësaj, Fuga shkruan se PD duhet të kishte zgjedhur një kryetar të përkohshëm me mandat 2-vjeçar.
“Ne vend te farses dhe komedise politike te zgjedhjes te kryetarit te partise demokratike sipas mekanizmit manipulues nje anetar nje vote, demokratet duhet te :
-zgjidhnin nje kryetar te perkoheshem, me mandat vetem dyvjeçar, deri ne zgjedhjet bashkiake te rradhes, te percaktuar ne fatin e tij politik nga rezultati i atyre zgjedhjeve,”, shkruan Fuga.
Kujtojmë se në garë për postin e kryetarit janë Lulzim Basha, i cili ndodhet i pari në fletën e votimit si edhe Eduard Selami që ndodhet i dyti në fletën e votimit. Nesër pritet të votojnë rreth 103 mijë anëtarë me të drejtë vote të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen në mbi 60 degë, ndërsa në mbarë Shqipërinë do ketë 72 qendra votimi. Si Basha ashtu edhe Selami do të kenë vëzhgues në çdo komision votimi. Pas mbylljes së votimit numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në selinë qendrore të PD-së.
KOMENTI I FUGËS
Ne vend te farses dhe komedise politike te zgjedhjes te kryetarit te partise demokratike sipas mekanizmit manipulues nje anetar nje vote, demokratet duhet te :
zgjidhnin nje kryetar te perkoheshem, me mandat vetem dyvjeçar, deri ne zgjedhjet bashkiake te rradhes,
te percaktuar ne fatin e tij politik nga rezultati i atyre zgjedhjeve,
I dale nga keshilli drejtues i partise dhe jo mbi te,
duke lejuar brenda disa normave rrymat e ndryshme ne parti,
duke demokratizuar me plateforme raportin e deputeteve me forumet drejtuesve te partise,
duke kuptuar ne keto forume ne maden 25 perqind anetare te rinj nga shoqeria civile, elektorati dhe anetaresia,
duke pergatitur plateformen strategjike opozitare si dokument programatik.
Ne vend te ketyre masave te forta perbashkuese, rinovuar dhe gjeneruese, ata zgjodhen rrugen me te gabuar te perçarjes, te luftes per kryetar te perjetshem, dhe te manipulimi te anetaresise.
Vajmedet! (D.D/Shuplaka)