Dhënia e shtetësisë për kryepeshkopin Anastas Janullatos nga presidenti Ilir Meta ka shkaktuar jo pak debat. Vetë presidenti Meta ka deklaruar se këtë vendim ai e mori për dy arsye: Për shak të ligjit për shtetësinë dhe për ti shërbyer kishës autoqefale në Shqipëri.
“Ishte bindja ime e plotë institucionale për shkak të ligjit për nënshtetësinë, së dyti mendoj që në këtë mënyrë i kam bërë një shërbim shumë të mirë kishës aoqefale që fortlumturia e tij e ngriti pas sistemit komunist. Ka qenë kërkesë e shumë personalitetve nga fusha e mjekësisë e shkencës, rektorë, dekanë e tjerë”, tha Meta në emisionin “Opinion”.
Presidenti tha gjithashtu se diktatura e persekutoi kishën, ndërsa shtoi se edhe ai më parë kishte patur paragjykime. Meta kujtoi se para 10 vitesh po shikonte një emision për periudhën e komunizmit në lidhje me këtë temë dhe e kishte pyetur djalin e tij se çfarë dinte për këtë temë. Meta tha se përgjigjia ishte befasuese “Komunizmi varte priftërinj”, I kishte thënë ai.
“Do kishte qenë shumë më mirë që kryepeshkopi të ishte shqiptarë, por edhe Kristofor Kisin që përmendet edhe shumë të tjerë të kishës sonë autoqefale nuk I persekutoi apo denigroi as kisha greke as fortlumturia e tij, diktaturën ne e bëmë. Para 10 viteve, po shikoja një emision për periudhën e komunizmit, dhe e pyeta djalin për këtë temë më tha që komunizmi varte priftërinj.
Më kujtohet gjyshja na bënte presion duke na thënë “erdhi greku”, me grekët trembeshin fëmijët, edhe vetë kam patur shumë paragjykime. Në vitet e para ka patur shumë përplasje mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe shpesh ky tension është shkarkuar edhe tek fortlumturia e tij”, tha Meta. (B.H/Faxweb)