Një qytetar ka publikuar foton e të ëmës që ndodhet në gjendje të rëndë në spital duke luftuar me virusin korona, ndërsa ka bërë një apel të fortë ndaj individëve që nuk kanë besim se koronavirusi ekziston e për rrjedhojë nuk marrin masa mbrojtëse.
Sipas qytetarit nga Kosova, Nesim Maxhuni i cili ka vendosur ta bëjë public rastin e të ëmës, kjo e fundit ndodhet e shtruar Klinikën Infektive të QKUK-së.
Prej 3 javësh sipas Maxhunit, gruaja ndodhet në terapi intensive dhe nuk ka asnjë përmirësim teksa shton se ai që del pa maska në qytet duhet t’i vijë turp.
““Per ata qe hala kane dyshime… KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid! Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES! Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe! ❤️????”, shkruan Maxhuni.
(F.GJ/FAXWEB.AL)