04:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Netanjahu dërgon kreun e Mossad-it në Katar; sinjale për përparim të bisedimeve për armëpushim në Gazë

21:44 | 11/01/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Netanjahu dërgon kreun e Mossad-it në Katar; sinjale për përparim të bisedimeve për armëpushim në Gazë

I dërguari i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takua të shtunën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, mes përpjekjeve për arritjen e një armëpushi në Gazë, njoftoi zyra e zotit Netanjahu.

Pas takimit, kryeministri izraelit dërgoi në Katar një delegacion të nivelit të lartë, që përfshin kreun e Agjencisë izraelite të Zbulimit Mossad, në mënyrë që të “përparojnë” bisedimet për kthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në rajon, thuhej në deklaratën e zyrës së zotit Netanjahu.

Më herët të shtunën, një zyrtar izraelit tha se ishte arritur njëfarë përparimi në bisedimet indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërmjetësuesit po bëjnë përpjekje të reja për të arritur një marrëveshje për të ndalur luftimet në rajon dhe për të liruar pengjet izraelitë, përpara se zoti Trump të marrë detyrën më 20 janar. Marrëveshja do të përfshinte gjithashtu lirimin e disa të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Familjet e pengjeve izraelite e mirëpritën vendimin e zotit Netanjahu dhe disa prej tyre e konsideruan atë si një “mundësi historike”.

Zoti Witkoff mbërriti në Doha të premten dhe u takua me Kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri të ditur ministria e Jashtme e Katarit.

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe ata të Katarit morën garanci nga zoti Witkoff se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshjeje të drejtë për t’i dhënë fund luftës së shpejti, bënë të ditur burime egjiptiane të sigurisë, por pa dhënë asnjë detaj.

Izraeli nisi sulmin në Gazë pasi militantët e Hamasit sulmuan pjesën jugore të shtetit hebre në tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Që prej fillimit të luftës, më shumë se 46,000 persona janë vrarë në Gazë, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi. Grupi i militantëve i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, nuk bën ndarje mes viktimave civilë dhe militantëve të vrarë.

Pas

Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 12 janar 2025

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Nëntor 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 12 janar 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.