Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të hënën për një takim me Presidentin Donald Trump. Vizita pritet të fokusohet në festimin e fitores së Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit dhe diskutimin e një propozimi për një armëpushim në luftën e vazhdueshme në Gaza.
Kjo është hera e tretë këtë vit që Netanyahu takon Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të dhe Izraeli kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit dhe ka kërcënuar me rifillimin e bombardimeve nëse Teherani rinis aktivitetet bërthamore.
Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord për një armëpushim 60-ditor në Gaza, një hap që do të mundësonte përpjekje për përfundimin e luftës 21-mujore. Në anën tjetër, Hamasi dha një përgjigje “pozitive” ndaj propozimit të ndërmjetësuar nga Katar dhe Egjipti për armëpushimin.