Kreu I Parttisë “Sfida për Shqipërinë” ka ironizuar me nismën më të fundit të lançuar me popozitet nga Ministri e Brendshme dhe që bën fjalë për luftën kundër krimit.
Në sloganin “Forca e Ligjit” sot nën praninë e Donald Lu-së dhe Romana Vlahutin, ministri i brendshëm Xhafaj deklaroi se shpet krimi neë Shqipëri do ta shohë mse nuk ka të ardhme.
Nga ana tjetër Donald Lu u shpreh se priten arrestime të peshqve të mëdhenj në Janar.
Por Bojaxhi kjo nismë e re i kujton atij një fabul, moralin e së cilës mund ta nxirrni vetë.
POSTIMI I PLOTË:
Duke pare pompozitetin e shpalosjes se operacionit me te fundit te Ministrise se Brendeshme kunder krimit nen slloganin “Forca e Ligjit” mu kujtua fabula e meposhtme:
Vrapon kërmilli nëpër pyll dhe takon dhelprën. E pyet dhelpra;
– Përse nxiton kaq shumë, për ku je nisur?
– Po më ndjek policia financiare – i thotë kërmilli.
– Edhe, ç’punë ka policia financiare me ty? – pyeti sërish dhelpra.
– Unë kam shtëpi, gruaja ime ka shtëpi, fëmijet e mi kanë shtëpi…
Kur dëgjoi dhelpra se për çfarë bëhet fjalë, filloi të vraponte edhe ajo. Në nxitim e sipër, takon lejlekun i cili e pyet.
– O dhelpër, përse me kaq nxitim?
– Po me ndjek policia financiare – i thote dhelpra.
– E përse po të ndjek? – pyet lejleku.
– Unë jam e veshur e tëra me gëzof, burri me gëzof, të gjithë fëmijët me gëzof…
Akoma pa mbaruar dhelpra fjalën lejleku ia dha vrapit. Në nxitim e sipër i del perpara majmuni, e natyrisht edhe ai duhet të pyesë;
– O lejlek, prej kujt po nxiton të fshihesh?
– Nami, majmun, nami, policia finaciare po më ndjek.
– Pse nami dhe pse po të ndjek? – pyet majmuni.
– Nami për shkak se këmbët e gjata na i llogarisin si standart. Pra, unë siç e sheh jam në standarte te larta, gruaja në standarte të larta dhe fëmijet po ashtu në standarte të larta.
Me të dëgjuar se kush është arsyeja e vrapit të kafshëve, fillon edhe majmun të vrapojë me sa mundej. Kur e shikojnë kafshët e tjera, çuditen dhe e pyesin;
– Po ti pse po vrapon, kush po të ndjek?
– Në kësi situatash, neve bythzbuluarve, neve pabreksave, na godasin të parët…
Fabul nga Fatmir S. Baçi
(B.H/Faxweb)