“Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, ishte dekarata e fortë që bëri mbrëmë Topalli për mbështetësit e Bashës në Parti.
Po për gazetarin Armand Maho kjo nuk është aspak parimore siç Topalli kërkon që ta paraqesë. Sipas tij të gjithë personat që janë sot të pakënaqur me Bashën janë ata që kanë bërë që PD-ja të humbte nën drejtimin e Berishës në zgjedhjet e 2013.
Po ashtu Maho i kujton Topallit edhe një histori personale mes të dyve, kur deputetja e Shkodrës nuk i hapte telefonin një ditë pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit.
“Një ditë para se të votohej kryetare kuvendi kam zhvilluar një bisedë telefonike plot humor teksa po i bëja një profil për gazetën Metropol. Të nesërmen që mori detyrën e telefonova sërish thjeshtë për ta uruar, nuk e ngriti!
Dhe nuk e ngriti më për tetë vjet me radhë! Se kuptova me thënë të drejtën por vetiu më shkoi ne mendje se kjo lloj sjelljeje nuk do sillte asgjë të mirë! Kur doli në opozitë skisha asnje motiv pse ta telefonoja për ta ngushëlluar”, shkruan Maho.
SHKRIMI I MAHOS:
Nga duhet ta nisë Basha ringritjen e PD!
Gjuha që përdor Jozefina Topalli ndaj mbështetësve të Bashës nuk është parimore. Tek e fundit ata që e mbështesin janë gjysma mos më shumë e antarësisë… smund të thuash ndjej neveri per ata qe e mbeshtesin! Ka shkuar shumë larg dhe duket qarteë që urrejtja që ka për Bashen nuk e lë të shohë më tej. Ka humubur llogjikën politike, dhe harron se jo pak nga këta mbështetes kanë kontribuar që ajo të ketë pushtet për të pakten tetë vjet në këtë vend.
Ky rezultat i Partisë Demokratike nuk ishte i menjëhershëm. Ai erdhi dhe si pasojë e arrogancës që pikërisht ata që ishin pjesë e tavës së pushtetit shfaqën jo pak gjatë kohës që ishin në majë të tij. Jozefina për shembull është njëra prej tyre. Në fakt ajo ishte një zonjë shumë e komunikueshme deri përpara shtatorit të vitit 2005. Jo pak herë bisedonim dhe bënim shaka me të tek selia e vjetër e PD. Kështu vazhdoi deri në shtator. Një ditë para se të votohej kryetare kuvendi kam zhvilluar një bisedë telefonike plot humor teksa po i bëja një profil për gazetën Metropol. Të nesërmen që mori detyrën e telefonova sërish thjeshtë për ta uruar, nuk e ngriti! Dhe nuk e ngriti më për tetë vjet me radhë! Se kuptova me thënë të drejtën por vetiu më shkoi ne mendje se kjo lloj sjelljeje nuk do sillte asgjë të mirë! Kur doli në opozitë skisha asnje motiv pse ta telefonoja për ta ngushëlluar!
Kjo ndodhi dhe me pjesën tjetër të ministrave! Vetëm gjashtë muaj pas fitores doktori në mbledhjen e grupit parlamentar shtroi si shqetësim se ministrat spo silleshin në mënyrë korrekte! Ankesat jo vetëm të qyetareve, mbështetësve antarëve të partisë por dhe të vetë deputetëve ishin të pafundme, por ata s’donin tia dinin! Ministra dhe deputetë me ndikim as e shkelnin më zonën dhe as i flisnin me njerzve që i kishin besuar votën! Por doktori pati një katërvjeçar të sukseshëm dhe arriti që të fitoje dhe zgjedhjet e vitit 2009!
Paskësaj arroganca u shtua dhe më shumë. Ndryshimi i sistemit zgjedhor u kish dhënë më shumë siguri, se vendin në krye të listës do e kishin të sigurtë. Ne doni mund ti marr emër për emër të gjithë me radhë. Madje habiteshim se kjo lloj sjelljeje po adaptohej dhe nga disa prej shokëve tanët që kishin filluar në administratë si të besuar të ministrave që sot janë qejfmbetur. Të jepje kontributin për ta ta quanin detyrim, dhe me sa duket u ishte krijuar psikoza se e meritonin pushtetin. Në zgjedhjet e 2011 për pushtetin lokal ishin këta që propozuan pjesën dërrmuese të kandidaturave tek doktori dhe ishte pjesa dërrmuese që humbi. Bashkitë jo pak here i shihnin si cifligje për të ndarë pushtet dhe mall. Ishte ky vit kur PD humbi për here të parë bashkinë e Kavajës pas 21 vitesh duke ia dhuruar nje ish trafikanti për arsyen e thjeshtë se atje per dy mandate rresht ishte votuar nje i paaftë. Ai që e propozoi e di fort mire. Vendosja për herë të tretë u pa si ofendim për qytetin e vogel që u be rrezja e shpresës për demokracinë në vitin 1990.
Viti 2013, dhe humbja e Berishes duhet të ishte një mësim për Lulzim Bashen në radhë të parë. Doktori nuk humbi për shkak të keqqeverisjes. Sot po lexoja diku se banka e shqipërisë kish deklaruar se 70% e investimeve dhe projekteve vazhdojnë të jenë ato te Berishës. Të tjerat janë qiqra në hell. Basha duhet te kuptonte se berisha u rrezua nga dy gjera. E para arroganca e bashkepunetoreve te tij theu deshiren per te kontribuar tek antaresia dhe strukturat, dhe e dyta nga propaganda qe ngriten keta qe sot dijne vetem te vjedhin. E kush e harron preshin e Erjon Braces qe se ndante nga dora ne cdo konference shtypi. Shkeputja duhet te ishte graduale nga ata qe kishin sjelle keto kosto, dhe duhet te afrinte ata qe ishin lenduar dhe lene menjane pa asnje arsye. Kater vjet kish kohe boll! Sikur dhe ti shkonte shtepi me shtepi, te gjithe atyre qe japin shpirtin per ate parti. Ska gje se ishte jashte kuvendit, dhe keta te tjeret ne parlament. Ti jepte fryme partise ne radhe te pare atje ne baze, te motivonte te madh e te vogel, te gjente pikat e dobta te tyre. Parlamenti eshte njesoj i barazlarguar nga ata. Syte jane tjeterkund! Ata sduan gje tjeter vetem te shohin qe kryetari i tyre i ka ne vemendje. Ata e dinin fort mire kush ishin shkaktaret e humbjes!
Kjo eshte ajo qe duhet te kthehet ne ate parti. Vendimmarrja duhet ndare. Duhet ndare mes atyre qe e duan me cdo kusht fitoren e asj sigle. Duhen njerez si Isa Sakja, qe i vetem mposhti bandat dhe shembulli i tij duhet te ndiqet ne cdo cep te vendit. Po nuk njohe gabimet e te shkuares nuk mund te ecesh kurre perpara. Ne rast se perfshihesh nga paranoja, dhe pranon vetem mendime nga ata qe vijne si shpetimtare te asaj foece politike pr qe qellimet i kane te tjera atehere ske mesuar asgje. Me pelqeu shume teksa e pashe tek lokali i partise, te bisedonte me perkrahesit. Sikur ta kish bere me shpesh sdo ishim ketu sot! Sikur ta kish bere me shpesh do i sherbenin sot me shume se toën hall-et me akademiket! Qe ketu duhet filluar!
(E.K/Shuplaka)