Pòlicia e Fierit ka zbardhur pas 5 vitesh vrásjen e një 82-vjeçari me mjete të forta, e ndodhur në Nëntor të vitit 2015. Burime bëjnë me dije se për vrásjen e Nevruz Likometës është vënë në pránga shtetasi Skënder Krasniqi, me banim në Fier.
Njoftimi i plotë i Pòlicisë: Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrásja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit.
Kapet dhe ndalohet autori i vrásjes së 82-vjeçarit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrárë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.
Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.
Nga specialistët për Hetimin e Kr.meve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Árrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrásja me paramendim”.
Materialet i kaluan Pròkurorisë pránë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post