Gazeta “New Europe” i ka kushtuar një artikulli së fundmi vilës së ambasadores së OSBE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, lajm që tërhoqi vëmendje në media për shkak të çmimit të kripur krahasuar me vilat e tjera.
Ky shkrim vjen në një kohë kur ka nisur hetimi për blerjen e vilës 1.6 milionë euro.
“Romana Vlahutin, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, është nën hetim nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për blerjen e një shtëpie prej 350 metra katrorë në Tiranë në vlerën 1.6 milionë euro.
Kjo është një shifër mjaft e çmendur për shkak se sipas ekspertëve vendas kjo vilë nuk vlen as sa 1/3 e çmimit të shitjes.
Ky hetim është me rëndësi të veçantë sepse u hap katër javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 qershor.
Në më shumë se një rast, Vlahutin ka mbështetur haptazi socialistët në pushtet të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Megjithatë, fakti që ambasadorja e BE-së, e cil ishte miqësorE ndaj Ramës, u vu nën hetim përpara zgjedhjeve, mund të nënkuptojë se duke pasur parasysh rrethanat, Komisioni EUropian nuk dëshiron të marrë pjesë në procesin zgjedhor të Shqipërisë.”, shkruan “New Europe”.
(XH.A/SHUPLAKA)