Prestigjozja amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë mbi hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të kohës së regjimit komunist.
Në këtë shkrim thuhet se rreth 6000 shqiptarë janë vrarë nga regjimi komunist, madje Shqipëria cilësohet si vendi që përjetoi regjimin më të ashpër dhe më të izoluar nga të gjitha vendet e ish-bllokut lindor. Gazeta prestigjioze i referohet edhe analistit Fatos Lubonja, i cili thotë se dodjet po përdoren si mjete për luftë, mes grupeve banditeske.
ARTIKULLI I NEW YORK TIMES
Nikolin Kurti zhvarrosi një varr masiv në kërkim të eshtrave të At Shtjefen Kurti, xhaxhai i tij, i cili u ekzekutua nga autoritetet komuniste të Shqipërisë në vitin 1971.
Kur At Shtjefen Kurti, një prift katolik 73-vjeçar, u ekzekutua në vitin 1971 për kryerjen e një pagëzim, autoritetet komuniste nuk u shqetësuan të informonin familjen e tij. Vetëm kur vëllai i tij u përpoq të cojë ushqim për të në burg mësoi fatin e priftit.
“Mos hajde më”, i tha një roje vëllait. “Ai nuk do të ketë më nevojë për të.”
Rreth 6,000 shqiptarë u vranë nga qeveria apo agjentët e saj gjatë epokës komuniste. Ato janë klasifikuar si “zhdukje” në gjuhën e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Nga vendet e ish-bllokut lindor, Shqipëria kishte regjimin më të ashpër dhe më të izoluar. Enver Hoxha, një Stalinist i ashpër, krijoi një aparat represiv që mbijetoi dhe pas vdekjes së tij në vitin 1985 dhe vazhdoi deri në rënien e regjimit në vitin 1991.
Edhe në një rajon ku drejtësia për krimet e periudhës komuniste mbetet e paqëndrueshme, Shqipëria dallohet si një nga vendet e pakta që nuk kanë krijuar një institucion për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në dosjet e tyre të policisë sekrete, sic kanë bërë vende si Rumania dhe ish-Gjermaninë Lindore.
Kjo është duke ndryshuar: Një komision i ri është ngarkuar me hapjen e dosjeve të Sigurimit, të policisë së shtetit gjatë epokës komuniste të Shqipërisë, si dhe verifikimin e kandidatëve për poste publike për të parë nëse ata kanë bashkëpunuar me makinerinë shtypëse të regjimit komunist.
Kryeministri Edi Rama, 52-vjeç, ka thënë se përpjekja, si rezultat i një ligji të 2015 që ai ka mbështetur, do të ndihmojë të përballen me të kaluarën dhe për të zvogëluar spekulimet në lidhje me dyshimet nëse zyrtarë sot kanë përfituar apo jo nga lidhjet e tyre të epokës komuniste. Por kritikët thonë se masat nuk kanë substancë dhe janë projektuar kryesisht për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Ata vërejnë se shumica e dosjeve janë shkatërruar kohë më parë, dhe se nuk ka proces të qartë për mënyrën se si do të trajtohen ish-bashkëpunëtorët.
Shqipëria, një vend prej 3 milionë banorësh dhe sa shteti i Massachusetts nga madhësia, u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe në vitin 2014 u bë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por ky vend kodrinor dhe malor i Ballkanit, që fitoi pavarësinë nga kolapsi i Perandorisë Osmane një shekull më parë, është ende një nga më të varfrit në Europë. Shumë shqiptarë kanë ikur për të punuar në vende si Italia, Greqia dhe Gjermania.
Kaq i ngadaltë është dhe ritmi i sektorit publik në Shqipëri që pothuajse dy vjet pasi Parlamenti miratoi ligjin për të krijuar komisionin, ai duhet ende të fillojë punën.
Jovan Plaku duke përshkuar rrugën e tij këtë muaj tek një vend në malet mbi Tiranën, ku ai dhe zoti Kurti kishin gjetur 21 skelete.
Lodhur nga pritja me dekada për një veprim të qeverisë, disa të afërm të viktimave kanë vendosur të veprojnë vetë . Në vitin 2010, Nikolin Kurti, nipi At Kurtit dhe një farmacist në pension, mori borxh një buldozer dhe shpenzoi dy muaj për të kryer zhvarrimin e tij amator të një varri masiv në periferi të Tiranës në malin e Dajtit.
Kurti, 66, tha se ai kishte zbuluar 21 skelete, I ka vënë ato në qese të zeza plehrash dhe dërguar ato në zyrën e kryehetuesit të Tiranës, ku gjenden ende. Ai pagoi për testimin e ADN-së të një prej skeleteve me një kockë të deformuar këmbë – xhaxhai i tij kishte një dëmtim – por nuk rezultoi të përputhej. Dy vjet më vonë, ai gjeti një dokument ku thuhej trupi i dajës së tij, iu dha një universiteti mjekësor për autopsi nga studentët.
“Kjo duhet të ishte bërë 25 vjet më parë”, tha zoti Kurti. “Shumë prej njerëzve që dinë diçka në lidhje me këtë kanë vdekur, kanë harruar apo u largua nga Shqipëria.”
Kurti po ashtu nuk ka në plan të kërkojë dosjen e tij të fshehtë të policisë. “Kaq kohë ka kaluar, tani është e parëndësishme,” tha ai.
Kurti theksoi se Hajredin Fuga, prokurori i cili nënshkroi urdhrin e ekzekutimit për dajën e tij për veprën e “propagandës fetare”, më vonë u bë një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. “Në qoftë se këto dosje do të ishin hapur në vitin 1992, ai kurrë nuk do të ishte bërë gjykatës,” tha zoti Kurti. (Gjykatësi Fuga vdiq në vitin 2012.)
Ligji i ri nuk e detyron qeverinë të publikojë rezultatet e kërkimeve, ose të heqë zyrtarë nga pushteti në qoftë se ata kanë marrë pjesë në shtypjen e epokës komuniste.
Një maskë gazi braktisur në një prej tuneleve, pranë Tiranës, e përdorur nga ushtria gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
“Njerëzit thonë: “Komunizmi nuk ishte aq i keq. Kishte siguri dhe nuk kishte drogë apo krim, “tha znj. Sula, 47 vjeç, gjyshi i të cilës vdiq në burg në vitin 1952, në moshën 45-vjeçare.” Njerëzit kanë tendencën të harrojnë ose të mohojnë vuajtjen. ”
Shumica e dosjeve të Sigurimit janë në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Ish-drejtor i arkivit, Kastriot Dervishi, 45-vjeç tha se nuk ishte shpresë se informacion me vlerë do mund të nxirrej nga dosjet. Gjatë epokës komuniste, 90 për qind e dosjeve janë shkatërruar çdo pesë vjet si një praktikë rutinë, tha ai. Dhe prej dosjeve që konsideroheshin mjaftueshëm të rëndësishme për tu ruajtur, shumica janë shkatërruar në periudhën e vonë komuniste nga zyrtarët të cilët dëshironin të mbronin veten duke fshirë provat e krimeve të tyre.
Dervishi vlerësoi se dokumentet e mbijetuar ishin mostra të dosjeve me vetëm 12.000 bashkëpunëtorë Sigurimi – afërsisht 10 për qind të totalit – prej vitit 1944, kur Hoxha mori pushtetin, deri në vitin 1991. Dhe shumica e tyre janë nga pjesa e hershme e asaj periudhe.
“Njerëzit janë të interesuar vetëm për një gjë: Kush ishte bashkëpunëtor”, tha zoti Dervishi. Ata nuk do ta gjejnë këtë përgjigje për askënd ende gjallë, parashikon ai.
Ekzistenca e një emri në listën e informatorëve nuk do të thotë që personi ka qenë pjesë e represionit apo ndihmoi në dëmtimin e të tjerëve, tha zoti Dervishi. Rreth gjysma e informatorëve të listuar nuk kanë dhënë ndonjë informacion të rëndësishëm. Dhe shumë ishin të detyruar të bashkëpunojnë për shkak të kërcënimeve kundër anëtarëve të familjes së tyre.
“Shqipëria po kalon ngadalshëm, hap-pas-hapi evolucionin drejt lënies të së kaluarës së saj prapa,” tha Henrikas Mickevicius, një anëtar i një grupi pune të Kombeve të Bashkuara mbi zhdukjet që vizitoi Shqipërinë në muajin dhjetor. Ai është nga Lituania, e cila gjithashtu kaloi përgjatë procesit të përballjes me të kaluarën e saj sovjetike.
Detyra për të gjetur eshtrat e viktimave është bërë më e vështirë se në vendet e tjera në Evropën Lindore, sepse Shqipëria komuniste kurrë nuk ka kaluar përmes procesit të “de-stalinizimit.”
Josip Broz Tito, udhëheqësi i Jugosllavisë fqinje, aplikoi një formë më liberale të socializmit pas prishjes me Stalinin në vitin 1948. Hoxha i preu lidhjet me Moskën në vitin 1961, duke e akuzuar pasardhësin e Stalinit, Nikita S. Hrushovi se kishte tradhtuar parimet marksiste. Dekada pasi gulagët e Stalinit u prishën, shqiptarët vazhduan të ishin të përfshirë dhe torturuar, burgosur ose vrarë deri në vitin 1991.
Përveç hapjes së dosjeve dhe kërkimit për prova bashkëpunimi, Shqipëria ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur që do të hapë rrugën për një përpjekje zyrtare për të gjetur dhe për të identifikuar eshtrat e të zhdukurve. Negociatat janë duke u zhvilluar për të zbatuar një projekt njëvjeçar në dy varreza, të Ballshit dhe Dajtit, ku eshtrat do të mblidhen dhe të krahasohen me ADN-në e të mbijetuarve të viktimave.
I financuar nga Bashkimi Europian, projekti do të jetë një përpjekje e parë zyrtare e Shqipërisë për të gjetur dhe identifikuar të zhdukurit.
Bashkëpunimi kërkon një marrëveshje komplekse qeveritare që përfshin çështjet diplomatike, ligjore dhe shkencore; krijimin e një zinxhiri mbajtje të provave fizike; dhe duke lejuar akses në bazat e të dhënave konfidenciale të qeverisë të mbijetuarve. Çdo varrezë është trajtuar si një skenë e mundshme krimi.
“Unë nuk jam optimist”, ka thënë Fatos Lubonja, 66-vjeç, i cili shkroi një biografi të 17 viteve të tij në burgjet komuniste dhe kampet e punës dhe u dënua për kritikat ndaj Hoxhës në një ditar privat që policia kishte zbuluar.
Lubonja tha se në qoftë se qeveria me të vërtetë donte të krijonte një paqe me të kaluarën e saj, ajo mund të ofronte amnisti për dëshmitarët, apo edhe të kryerësve të dhunës politike, në shkëmbim të informacionit mbi varrosjen e trupave.
Në vend të kësaj, Z. Lubonja tha, anëtarë të të dyja partive kryesore – Socialistët e zotit Rama (Partia Komuniste e riemëruar) dhe Demokratët anti-komuniste – u komprometuan gjatë epokës komuniste. Në vend që të përdornin dosjet si instrumente për të gjetur të vërtetën, tha ai, palët i kanë përdorur ato si armë e shantazh për të sulmuar kundërshtarët si bashkëpunëtorë, ose për ti quajtur mbështetësit si viktima dashamirës.
“Kjo është vetëm një luftë në mes grupeve banditeske që përdorin çdo armë në dispozicion kundër njëri-tjetrit”, tha zoti Lubonja.
Përpjekjet mund ti kënaqin qeveritë perëndimore, por një përballje e vërtetë me të kaluarën duhet të vijë nga vetë shqiptarët, tha ai.
“Në Perëndim, këto tema shihen si një shenjë se diçka pozitive po ndodh në vend,” tha z Lubonja. “Turpi nuk duhet të vijë nga jashtë. Ai duhet të vijë nga populli. ” (D.D/Shuplaka)