Koreja e Jugut po përgatit një njësi speciale për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Sipas “New York Times” në një artikull të gazetës thuhet se kjo njësi speciale për eliminimin e Kim Jong do të jetë gati në fund të vitit.
Gjithashtu pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut u tha deputetëve se po përgatitet një njësi speciale. Ndërkohë “Neë York Times” ka mësuar se kjo njësi do të përbëhet nga 1500-3000 ushtarë të trajnuar dhe të gatshëm për të vepruar fundit të vitit 2017.
Edhe në 1960, Koreja e Jugut po përpiqej të vriste udhëheqësin e Koresë së Veriut, ndërsa tani që Kim Jong Un po teston ndërtimin e një bombe me hidrogjen, Seuli po përpiqet sërish që të eliminojë liderin e koreano-veriorëve.
(S.SH/Shuplaka)