Në një artikull “New York Times” u dedikoi hapësirë disa prej artistëve të rinj nëpër botë. Një prej këtyre 15 këtyre artistëve ishte edhe këngëtarja shqiptare Melinda Ademi. Melinda është një emër i ri, por shumë e talentuar, aq saqë ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjoze “New York Times”.
Për Melindën shkruhet se ka lindur në Gjermani, pasi familja e saj u largua nga Kosova në vitet `90 kur shqiptarët filluan luftën për pavarësi ndaj Serbisë. Më pas familja e saj fitoi Green Card dhe shkoi në Amerikë. Po ashtu, përmendet pjesëmarrja e Melindës në “American Idol” dhe talenti i saj për të bërë rep.
“Po përpiqesha të krijoja këngë dhe kuptova se isha më e tërhequr nga meloditë dhe tingujt shqiptarë. Vendosa që do të ishte më mirë për mua dhe për shijet e mia të vija këtu”, -është shprehur Melinda duke iu referuar Kosovës.
Një talent i ri që premton shumë! Ne mezi presim që Melinda të pushtojë të gjitha mediat botërore, ashtu si Dua, Rita, Bebe dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë.