23:57 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Nexhat Rakaj ndahet parakohe nga jeta, gazetarët në zi: Betejën e fundit me sëmundjen e pabesë e humbe!

13:01 | 06/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Nexhat Rakaj ndahet parakohe nga jeta, gazetarët në zi: Betejën e fundit me sëmundjen e pabesë e humbe!

Kjo javë ka nisur me një lajm të hidhur për komunitetin e gazetarëve, pasi Nexhat Rakaj, operatori që ka punuar për 15 vite rresht në News 24 por edhe në mediat lokale të Shkodrës, ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga kreu i Unionit të Gazetarëve të Shkodrës, Gasper Marku, i cili në faqen zyrtare të tij shkruan se ceremonia e varrimit do të bëhet rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë-dega Shkodër përcjell me shumë keqardhje dhe hidhërim të plotë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të antarit të këtij unioni, kolegët të nderuar, Nexhat Rakaj. Me kameran e tij, në cilësinë e operatorit të televizioneve lokale në Shkodër si dhe atyre qëndrore, gjithmonë i përkushtuar dhe profesional në sektorin e tij, Rakaj ka përcjellë në ekran kronika të shumta , të cilat kanë kontribuar në pasqyrimin me vertetësi të jetes dhe aktivitetit të Shkodrës dhe rajonit verior në përgjithësi. Njoftojmë, se ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit organizohet diten e hënë, datë 6 shkurt 2017, ora 15.30. Ngushëllime familjes “Rakaj”! Pushoftë në Paqe!”, shkruan ai.

Ndërkohë kolegu dhe miku i Rakajt, Simon Shkreli, reagon tejet i pikëlluar nëpërmjet disa rreshtave të publikuara në rrjetet sociale.

 “Vdekja e trishtë të erdhi… betejën e fundit me sëmundjen e pa besë e humbe… Lamtumirë Daja Xhat… Sot humbëm një koleg, shok e prind… Zot ndale turrin…”, shkruan Shkreli.

Një tjetër gazetare që ka reaguar është Eliona Shkreli, e cila gjithashtu ka punuar për një kohë të gjatë më Rakajn. Një mesazh tejet i gjatë dhe prekës ky.

“Per gjithkend do me kishte shku mendja se do i dorezohej vdekjes, vec per Ty jo! Trishtim i madh sot kur mora lajmin e ndarjen Tande nga jeta, trishtim i madh edhe kur mora vesh per semundjen Tande. Nuk ka pak nete qe me dole ne enderr dhe aty e kuptova se shume shpejt do merrsha lajmin e keq per humbjen Tende.

Daja Nexhat, daja i te gjithe gazetareve te Shkodres, punuam per vite te tera bashke, e ne keto momente me sillen te gjitha kujtimet qe kam me ty, ato kafet e panumerta ku diskutonim gezimet e problemet familjare e shoqerore, lajmet e panumerta qe beme bashke shumicen e tyre me ‘pupacin’ Tend qe ishte ‘shoku’yt qe te shoqeronte cdokund, rruget qe kemi bere per ne Tirane tek Neës24, te ftuarit ne studio qe pritem e percollem per vite te tera bashke ne ate studion tone modeste. Nuk mujta me ardhe me te pa Xhati ne ditet e fundit Tuajat, peng ne zemer e kam por gjendja ime nuk ma lejonte me te pa ne ate gjendje.

Nuk ta thashe qe pres nje vajze, e di se do ishte gezuar shume per mu dhe Simonin. Ahhhh, me dhemb shpirti qe humba nje njeri aq te dashur sa Ty! Ngushellime familjes Tande Xhati qe pa Ty do e kene te veshtire, ngushellime miqve e shokeve Tuaj, ngushellime te gjithe gazetareve te Shkodres, ngushellime te gjithe atyre qe te deshen ne kete jete. Do na mungosh daje, do me mungosh daja Xhat! Ty te qofte dheu i lehte dhe qofsh prane Zotit! Na kujto ndonjehere ne enderr… “, shkruan Shkreli. (D.D/Shuplaka)

rekaj

Etiketa: nexhat rakajoperator
Pas

Stuhia dhe reshjet e dendura përfshijnë Durrësin, shkatërrohen pemët, pezullohen lundrimet

Para

Basha pas takimit me të rinjtë: Më 18 shkurt nis procesi për ndryshimin e fatit të këtij vendi

Para
Basha pas takimit me të rinjtë: Më 18 shkurt nis procesi për ndryshimin e fatit të këtij vendi

Basha pas takimit me të rinjtë: Më 18 shkurt nis procesi për ndryshimin e fatit të këtij vendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.