Seleçao do të përballet me Venezuelën dhe Uruguajin më 14 dhe 19 nëntor në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pa Neymar.
Kjo nuk është një surprizë, duke pasur parasysh rikthimin e fundit në garë me Al-Hilal të yllit të saj. Ish parizieni (32 vjeç) do të duhet të presë deri në vitin 2025 për të veshur sërish fanelën e kombëtares së Brazilit.
Nga ana tjetër, mungesa e të riut Endrick (18 vjeç) është më e papritur. Në vend të sulmuesit të Real Madridit, trajneri brazilian Dorival preferoi të mbajë Estevao (17 vjeç), një tjetër yll në rritje i futbollit vendas, i cili luan për Palmeiras dhe do t’i bashkohet Chelseat sezonin e ardhshëm.
Pas një fillimi të komplikuar të kualifikimeve në zonën e Amsud-it, i shënuar nga disa humbje, Brazili tashmë zë vendin e katërt në grupin e vetëm (me 16 pikë), gjashtë pikë prapa kryesueses, Argjentinës.
Ja dhe lista e plotë e Brazilit
Portierë: Bento (Al-Nassr/ ARS), Ederson (Manchester City/ ANG), Weverton (Palmeiras)
Mbrojtës: Danilo (Juventu/ITA), Vanderson (Monaco), Abner (OL), Guilherme Arana (Atlético Mineiro), Éder Militao (Real Madrid/ ESP), Gabriel Magalhaes (Arsenal/ ANG), Marquinhos (Paris-SG) dhe Murillo (Nottingham Forest/ ANG).
Mesfushorë: André (Wolverhampton/ ANG), Andreas Pereira (Fulham/ ANG), Bruno Guimaraes (Newcastle/ ANG), Gerson (Flamengo), Lucas Paqueta (West Ham/ ANG) dhe Raphinha (FC Barcelona/ ESP)
Sulmues: Estevao ( Palmeiras), Igor Jesus (Botafogo), Luiz Henrique (Botafogo), Rodrygo (Real Madrid/ ESP), Savinho (Manchester City/ ANG) dhe Vinicius Jr (Real Madrid/ ESP).