11:55 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

14:34 | 04/05/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

Nelson, tifozi që u godit me grusht nga Neymar gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të Kupës së Francës, një javë më parë, ka thyer heshtjen e tij. Ai ka folur për “L’Equipe” dhe ka treguar ngacmimet e marra, pasi iu bë publike adresa në rrjetet sociale. “Për t’iu përgjigjur atyre, që më akuzuan se dua të fitoj para me këtë histori, saktësoj se nuk kërkoj asnjë qindarkë, zyrtarisht apo jozyrtarisht. Nëse vërtet do të kisha kërkuar të merrja para nga ky rast, Neymar do më kishte denoncuar menjëherë.

I vetmi person që kam vendosur të padis është kolumnisti Pierre Menes, për komentet që bëri ndaj meje. Ai mund të ketë marrë vetë para të pista për të mbrojtur interesat e një lojtari apo një klubi. As unë dhe as avokati im nuk kemi kontaktuar me PSG dhe Neymar. Unë nuk jam në shitje. Cilido kompensim i mundshëm nuk më mbush me lumturi. Çfarë më duhen këto para, nëse humb nderin tim?

Kërcënimet në shtëpi? Njerëzit e kanë shpërndarë adresën time në rrjetet sociale. Unë jam një person që e dua jetën, por nuk e kam braktisur shtëpinë, pavarësisht kërcënimeve. Vetëm këtë të enjte, katër persona erdhën dhe më kërcënuan, duke më thënë: “Herën tjetër, nëse merresh me Neymar, do të shohësh se çfarë do të të bëjmë. A kam keqardhje për këtë që ndodhi? Sigurisht, më vjen keq për fjalët që janë thënë, por nuk ishte provokim për Neymar. Isha në mesin e tifozëve, po qeshnim, ishim të ekzaltuar nga suksesi i skuadrës sonë.

Tani, sigurisht, kërkoj falje. Fjala vjen, Verratti dhe Buffon reaguan si zotërinj ndaj fjalëve të mia. Neymar nuk duhet të kishte reaguar ashtu, sepse është një profesionist. Vetëm kërkoj për t’u takuar me të, që të mund t’i rregullojmë gjërat. Do t’i kërkoj falje dhe të shtrëngojmë duart. A mund ta imagjinoni, nëse unë do ta kisha goditur atë, si kundërpërgjigje?! A mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur?”

Pas

Ylli Rakipi: Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin

Para

I rrëshqiti pushteti 4 vite, Edi Rama kandidon në Berat ‘plagjaturistin’ Ervin Demo

Para
I rrëshqiti pushteti 4 vite, Edi Rama kandidon në Berat ‘plagjaturistin’ Ervin Demo

I rrëshqiti pushteti 4 vite, Edi Rama kandidon në Berat 'plagjaturistin' Ervin Demo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Popullsia e Shqipërisë vijon tkurrjen, INSTAT: Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.