Nga Brazili vjen një tjetër lajm që ka lidhje me të ardhmen e sulmuesit Neymar. Sipas “Esporte Interativo”, skuadra e PSG-së ka vendosur që sulmuesi brazilian të stërvitet më vete dhe jo me skuadrën.
Një masë disiplinore kjo e ngjashme me atë që klubi aplikoi sezonin e kaluar me Adrien Rabiot. Mediat shprehen se Neymar do të stërvitet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës deri në momentin që do të shitet, duke mos qenë më pjesë e PSG-së.
Kështu, trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin në seancat stërvitore, çka do të thotë se divorci i Neymar me PSGp-në është gjithnjë e më pranë.