Ëndrra e tij është të bëhet më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Neymar e pranon se ende nuk është në nivelin e tyre. Argjentinasin e ka pasur shok skuadre te Barcelona, ndërsa portugezin e ka sfiduar në shumë ndeshje si kundërshtar kur braziliani luante për katalanasit dhe luzitani për “Los Blancos”, shkruan SportPlus.
Megjithatë, në një intervistë, sulmuesi i PSG-së ka thurur elozhe për dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit: “Messi është idhulli im në futboll, fakti që kam luajtur me të më ka bërë më të fortë. Ronaldo ndërkohë është një monstër, për mua ka qenë një nder ta kisha përballë. Do të mësoj prej tyre”, përfundoi ai.