PSG dëshmoi sërish se nuk është në nivelin e duhur për të konkurruar në Kupat e Europës, edhe pse ia doli të marrë një barazim në minutat e fundit ndaj Napoli duke qëndruar sërish në lojë për të kapur kualifikimin pas fazës së grupeve.
Në fund të ndeshjes Neymar është larguar nga fusha i kapluar nga nervat dhe fytyra e tij tregon qartë gjendjen e tij emocionale, aq sa në fund nuk takoi asnjë nga shokët e skuadrës, madje u largua edhe pa i dhënë dorën trajnerit Tuchel që e shikoi i habitur.
Mediat kanë aluduar prej kohësh se braziliani nuk është i lumtur në Francë, por kontrata e tij pre miliona euro e mban të lidhur me klubin nga Parisi. Por, e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje dhe ai mund të rikthehet sërish në Spanjë, për këtë kanë filluar të qarkullojnë zëra se PSG po kërkon të afrojë Antoine Griezmann.
Por, pse ishte gjithë ai duf i Neymar në fund të ndeshjes? Sadopak ai duhet të kishte një shenjë shprese në fytyrë sepse goli i Di Marias i mban në lojë ende, kleçka është Edinson Cavani!
Dihet që braziliani nuk ka marrëdhënie të mira me sulmuesin uruguaian, për më tepër ata u përfshinë në një përplasje në lojë. Neymar po u përgatiste të gjuajte një top që po vinte drejt tij, por Cavani nuk e vë re atë dhe tenton të godasë vetë. Përfundimi: Të dy dalin huq dhe Neymar mbeti i dëmtuar lehtë.
Kjo mendohet të jetë shkaku i nervave të sulmuesit, duke qenë se ecuria e PSG nuk është e mirë në Champions pavarësisht milionave të shpenzuara nga pronarët sheikë.