Neymar ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Marseille dhe është larguar me barelë jashtë fushës. Kështu PSG ka marrë një lajm shumë të keq pasi vetëm 9 ditë nga takimi i kthimit në Champions League kundër Realit të Madridit është lënduar ylli kryesor i skuadrës.
Braziliani ka shkelur keq në tokë, duke lënduar nyjën e këmbës së djathtë në minutën e 77 të takimit, kur skuadra e tij po fitonte 3:0.
Ai është larguar nga fusha duke qarë dhe mbajtur kokën me duar. Në ndeshjen e kthimit përballë Realit në Francë PSG ka një mission mjaft të vështirë pasi duhet të përnbysë dizavantazhin e krijuar në spanjë ku humbi me shifrat 3-1 edhe pse kaloi i pari në avantazh.
https://www.youtube.com/watch?v=Hf_suxEG-jQ
(B.H/Fxweb)