05:14 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Neymar thotë fjalë emocionuese pas largimit nga Barcelona dhe zyrtarizimit tek Parisi (VIDEO)

08:41 | 04/08/2017
në Bota, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Neymar thotë fjalë emocionuese pas largimit nga Barcelona dhe zyrtarizimit tek Parisi (VIDEO)

Ai ka falenderuar tifozët, ekipin e Barcelonës, por nuk ka harruar të përmend dhe Mesin për të cilin thotë se është lojtari më i mirë në botë.

Neymar thotë se jeta e futbollistit është plot sfida dhe ai do të provojë të fitojë trofe të tjerë në jetë, tani me Parisin. Ai ka treguar se nuk I ka dëgjuar as këshillat e babai të tij kur ka firmosur me Parisin.

Nyemar, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me PSG-në, që do ta mbajë në Francë deri në vitin 2022. Ai do ta veshë fanellën me numrin 10, të cilën ia ka liruar Javier Pastore.

Deklarata e Neymar:

Jeta e një sportisti lëviz për shkak të sfidave. Disa imponohen, e disa janë rezultat i zgjedhjeve tona për ta mbajtur gjallë dritën që na e ndriçon karrierën, që është shumë intensive, por e shkurtër. Barcelona ka qenë më shumë se një sfidë, ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Luaja me yjtë në Playstation. Erdha në Kataloni kur isha 21 vjeç, plot sfida. Më kujtohen ditët e para në klub, kur ndaja zhveshtorën me idhujt sikurse Messi, Valdés, Xavi, Iniesta, Puyol, Piqué, Busquets dhe të tjerë, me dëshirën për të luajtur në klubin që është “më shumë se një klub”.

Barcelona është një popull që e përfaqëson Kataloninë! Pata nderin që të luaja krahas sportistit më të madh që kam parë në jetë dhe jam i sigurt se nuk do të shoh dikë më të mirë. Leo Messi u shndërrua në kolegun, mikun brenda dhe jashtë fushës së lojës. Shumë krenar që luajta me ty. Të dua! Isha pjesë e sulmit me Messin dhe Luis Suarezin që ka mbetur i shënuar në histori. Kam fituar gjithçka që një sportist mund të fitojë. Kam përjetuar çaste të paharrueshme! Jetoj në një qytet që është më shumë se një qytet, është një shtet. E dashuroj Barcelonën dhe Kataloninë.

Por një sportist (unë) ka nevojë për sfida. Dhe për herë të dytë në jetë do të veprojë kundër këshillave të babait.

Baba, e kuptoj dhe e respektoj mendimin tënd, por tashmë kam vendosur dhe kërkoj që të më përkrahësh ashtu siç ke bërë gjithherë. Barcelona dhe Katalonia do të jenë përjetë në zemrën time, por unë kam nevojë për sfida të reja. E kam pranuar ofertën e PSG – Paris Saint-Germain për të arritur fitore të reja dhe për t’i ndihmuar ekipit që t’i arrij titujt që tifozët i kërkojnë. Ma kanë paraqitur një plan të guximshëm dhe veten e shoh të përgatitur për këtë sfidë.

U falënderohem tifozerisë së mrekullueshme blaugrana për dashurinë si dhe kolegëve sportistë për të gjitha që i kam mësuar nga ta. Njëkohësisht, e ndiej në zemër se ka ardhur koha që të shkoj. PSG-ja do të jetë shtëpia ime e re në vitet që do të vijnë dhe do të punoj që ta nderoj besimin që kanë për lojën time. Kam përkrahje të të gjithëve: të tifozëve që janë me mua që nga 2009, miqtë e mi, profesionistët që më përcjellin dhe nga familja që ka vuajtur shumë me problemet që kanë ndodhur në këtë periudhë të karrierës sime e që sot meritojnë të jetojnë të qetë

Është vendim i rëndë porse i marrë me pjekurinë e 25 vjetëve të mia.

Barcelona, faleminderit për të gjitha!

PSG, po vij! Zoti na bekoftë e na mbrojttë!

(B.H/Shuplaka)

 

 

La vida de un deportista se mueve por desafíos. Algunos son impuestos, otros son fruto de nuestras decisiones. El Barcelona ha sido más que un desafío. Jugaba con aquellos cracks en el video juego. Llegué a Catalunya a los 21 años, lleno de desafíos. Recuerdo mis primeros días en el Club, compartiendo el vestuario con ídolos como Messi, Valdés, Xavi, Iniesta, Puyol, Piqué, Busquets y otros con la expectativa de jugar en un Club que es “més que un club”. El @fcbarcelona es una nación que representa a Catalunya! Tuve el honor de actuar con el mayor atleta que he visto en mi vida y estoy seguro que no veré a otro mejor, @leomessi se convirtió en mi compañero, amigo dentro y fuera del terreno de juego. Orgulloso de jugar contigo. Formé un ataque con @leomessi y @luissuarez9 que ha quedado para la historia. He conquistado todo lo que un deportista puede conquistar. He vivido momentos inolvidables! Vivo en una ciudad que es más que una ciudad, es una patria. Amo Barcelona y Catalunya. Pero un deportista (YO) necesita desafíos. Y por segunda vez en mi vida le llevaré la contraria a mi papa. Papa, entiendo y respeto tu opinión, pero mi decisión está tomada, te pido que me apoyes como siempre lo has hecho. El @fcbarcelona y Catalunya estarán siempre en mi corazón pero necesito nuevos desafíos. He aceptado la propuesta del @psg para buscar nuevas conquistas y ayudar al Club a alcanzar los títulos que la afición espera. Me han presentado un plan de carrera osado y me veo preparado para este desafío. Agradezco el cariño de la afición blaugrana y todo lo que he aprendido con los deportistas con quien he compartido vestuario. Asimismo siento en mi corazón que ha llegado el momento de irme. El @psg será mi nueva casa durante los próximos años y trabajaré para hacer honor a la confianza que depositan en mi futbol. Cuento mucho con el apoyo de todos. Aficionados, de mis amigos, de los profesionales que me acompañan y de mi familia, que ha sufrido mucho con problemas que han ocurrido en este periodo de mi carrera y merecen paz. Es una decisión difícil, pero tomada con la madurez de mis 25 años. @fcbarcelona , gràcies per tot! @psg , J’arrive! Que Dios nos bendiga y nos proteja!

A post shared by Nj ?? ? neymarjr (@neymarjr) on Aug 3, 2017 at 12:53pm PDT

Etiketa: neymar
Pas

Ju dhemb koka? Katër simptomat më të zakonshme dhe shkaqet që e shkaktojnë

Para

Mediat serbe komentojnë mungesën e Ramës në foton me Pence, VIDEO e PLOTË

Para
Mediat serbe komentojnë mungesën e Ramës në foton me Pence,  VIDEO e PLOTË

Mediat serbe komentojnë mungesën e Ramës në foton me Pence, VIDEO e PLOTË

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.