Braziliani i famshëm i transferuar këtë verë tek PSG-ja për një shumë marramendëse prej 222 milionë eurosh po tregon në çdo ndeshje që luan se është një investim i zgjuar nga ana e klubit. Pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë ai ka qenë protagonist e3dhe në ndeshjen ndaj ekipit të Touluse ku ka shënuar dy herë dhe ka dhënë dy assist.
Por përveç golave ai dhuroi edhe spektakël. Në minutën e 90-të 25-vjeçari dribloi në mënyrë fantastike futbollistin e Touluse, Jean. Ky i fundit në pamundësi për t’iu përgjigjur Neymar me të njëjtën monedhë e kapi atë për bluze duke i kërkuar në një farë mënyre llogari për “turpërimin”.
Për shkak të ndërhyrjes arbitri e ndëshkoi lojtarin e skuadrës së Touluse. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post