18:27 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nga 30 nxënës në 3 klasa kanë mbetur vetëm 10”, shkretohen fshatrat e Kukësit, mësuesja: Shumë e vështirë, fëmijët udhëtojnë me kilometra

11:42 | 07/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nga 30 nxënës në 3 klasa kanë mbetur vetëm 10”, shkretohen fshatrat e Kukësit, mësuesja: Shumë e vështirë, fëmijët udhëtojnë me kilometra

Ky 7-Mars shkollat e thella malore në Kukës i ka gjetur me më pak nxënës, për shkak të emigrimit masiv të familjeve kuksiane. Ekipi i Fax-News udhëtoi në shkollën fillore të fshatit Petkaj të njësisë administrative Malzi. Sot, 10 nxënësit e kësaj shkolle me lule në duar, pas rëniës së ziles së shkollës nga mësuesja e tyre sollën atmosferën e festës në këtë godinë e cila dita ditës po kthehet e shkretuar.

Nxënësit të grupuar në një klasë kolektive, të cilët udhëtojnë çdo ditë  me kilometra të tërë, kishin përgatitur edhe urimet për mësuesen e tyre duke përcjell mesazhe mjaftë domethënëse në Ditën e Mësuesit.

Ka vështirësitë e veta të punosh në zona rurale, rruga është shumë e gjatë dhe e parregulluar. Janë të interesuar për shkollën dhe prandaj ia dalin.

Mësuesja e vetme e shkollës Fëllanxa Isufaj tregon vështirësitë me të cilat ajo haset çdo ditë në këtë zonë, mungesa e infrastrukturës ikja e nxënësve, klasat kolektive, varfëria e më e rrëzikshmja udhëtimi i fëmijëve me një largësi deri në tre kilometra për të ardhur në shkollë duke kaluar edhe përronj e lumenj si dhe ura kambësorësh janë disa nga sfidat që nxënësit, prindërit e mësuesja ndeshet çdo ditë.

Qarku i Kukësit prej vitesh po ndeshet me fenomenin e largimit të popullsisë në emigrim duke shkaktuar kështu edhe rënie të numrit të nxënësve në shkolla, ku mbi 80% e tyre në zonat rurale kanë klasa kolektive.

I pyetur nga gazetari Bekim Lekica, mësuesja Isufaj shprehet: “Unë kam shumë vite që punoj këtu, kam patur shumë nxënës, po emigracioni ka bërë që shumë të tjerë të ikin jashtë, e vështira është të punosh me klasa kolektive, po ia kemi dalë pasi dhe prindërit na kanë ndihmuar, me dëshirën që kam të punoj si mësuese, dashuria që kam për nxënësit më ka bërë t’ia dal me sukses. Unë mbaj tre klasa. Më parë ka patur mbi 30 nxënës, tani janë më pak se 10.”

Pas

Familjarët e Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij

Para

A ka frikë Berisha të shpallë aleancën me PL? Meta: Në kontakt me kandidatët e Primareve, ne kemi vetëm një kusht

Para
A ka frikë Berisha të shpallë aleancën me PL? Meta: Në kontakt me kandidatët e Primareve, ne kemi vetëm një kusht

A ka frikë Berisha të shpallë aleancën me PL? Meta: Në kontakt me kandidatët e Primareve, ne kemi vetëm një kusht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

SPAK sekuestron pasuri në “Kodrën e Diellit” të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës, vijon hetimi për korrupsion dhe fshehje pasurie

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.