Virgjëria është një prej plagëve më të mprehta sociale që është e përhapur në mëntalitetin e vendit tonë. E trajtuar nga emisioni investigativ ‘BOOM’ shihet se me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit shtohet edhe numri i vajzave që i drejtohen spitaleve private dhe shtetërore për tu ‘rivirgjëruar’.
Edhe pse duhet të paguajnë rreth 1000 euro për këtë shërbim, ia vlen barra qiranë duke pasur parasysh faktin që kjo ndërhyrje do ti japë mundësi vajzave për të kaluar një jetë të qetë bashkëshortore.
Në materninetin shtetëror realizojnë ndërhyrjen, por kërkojnë besim
Mjekja – Goca si jeni?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Si i keni punët?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Pse keni ardhur në maternitet? Çfarë shqetësimi keni?
Vajza- Dua të realizoj një qepje.
Mjekja – O shpirti i vogël. Sa vjeç je?
Vajza– 21.
Mjekja –Kush të ka thënë që vihet në maternitet kaq lirshëm për të realizuar një qepje.
Vajza– Më kanë thënë disa persona që..
Mjekja – Që bëhet qepja në maternitet?
Vajza– Po.
Mjekja – Qepja në vetëvete nuk është një procedurë që lejohet, por nuk është dhe procedure që ndalohet.
Vajza– Ne na tha një vajzë që e kishte realizuar këtu dhe pastaj është martuar në Angli.
Mjekja – Ëhëë. Po ku e ka realizuar ajo, tha se ku?
Vajza– Po këtu tha që e ka realizuar.
Mjekja –Po kush e ka bërë?
Vajza– Tha që e kam bërë.
Mjekja – Ka ndonjë motiv që e kërkon qepjen, ne themi qepjen e himenit? Po flasim hapur, nuk është se në eksperiencat tona të përditshme nuk kemi bërë intervente të tilla mikrokirurgjikale. Nuk është ndonjë hata e madhe.Të vetmen rezervë që kam unë është raporti i besimit. Duhet të kemi një lidhje të fortë besueshmërie që unë të marr përsipër të bëj një ndërhyrje të tillë për të cilën e gjej dhe bazën ligjore.
Spitali privat e bën hapur fare, rivirgjërimi nga 300-1200 euro
Vajza-Për shërbimin gjinekologjik jemi të interesuar. A bëni qepje, rikthim virgjërie?
Recepsioni-Himeno plastic. Po bëjme, unë mund t’ju ndihmoj me një konsultë me një nga mjekët. Më pas se çfarë lloj është dhe çfarë kosto ka e merni informacionin më pas, pasi mjeku të nxjerri një kod. Por kryhet, në spitalin tonë kryhet.
Vajza– Afërsisht pagesa sa varjon?
Recepsioni– Varion 300 deri në 1200 euro,varet se çfarë grade është.
Mjeku- Çfarë problemi ke?Pse keni ardhur sot?
Vajza – Doktor ne deshëm të pyesim për një ndërhyrje, për virgjërine. Fol më mire ti, se kjo do të martohet në dhjetor.
Mjeku-Mi thuaj të gjitha pa merak.
Vajza –Kam dëgjuar që realizohet?
Mjeku– Realizohet dhe realizohet në perfeksion. Mos u bëj merak për atë.
Vajza -Për këtë kam ardhur, dua të pyes të marr informacion si funksionon?
Mjeku– Është një ndërhyrje që zgjat pak minuta, maksimumi 15 minuta me anestezi minimale, do flesh 10 minuta gjumë edhe kaq.
Vajza -Ok, kaq.
Mjeku-Bëhet ndërhyrja, rekomandohet dy muaj të mos kryesh marrëdhënie, po të paktën më pak se një muaj jo. Që të rekuperohen të gjitha indet aty dhe të shkojë gjithçka në gjenezë.
Vajza– Dhe një pyetje popullore të bëj, se këto shqiptarët e duan gjakun te çarçafi. Arrin të ketë dhe pak gjakderdhje pas..
Mjeku– Normalisht që ka gjakderdhje, sepse do hapet prapë himeni.
Vajza-Ok.
Mjeku– Himeni qepet,dmth në momentin ta bëj me skice.Atëherë kjo është eruficiumi vaginal, dakort? Gjendja origjinale është himeni këtu.Këtu është ureta ku del urina dhe gjatë kontaktit të parë kjo zona këtu që është cipë e hollë fare, hapet gjatë penetrimit. Atëherë mundohet të riparohet gjithçka nga mënyra si ka qenë. Kjo do hapet prapë dhe do gjakoset.
Vajza-Ok.
Mjeku– Tani unë nuk mund të them 2-3 pika, 5 pika por ama ti do kesh pika gjaku.
Vajza-Ok.Shumë faleminderit për sqarimin.
Mjeku-Në qoftë se do ta bëjmë mund ta planifikojmë që të hënën.Shkon afërsisht 1000 euro që ta dini, plus minus ato analizat para operatore.
Vajza– Shumë faleminderit doktor.
Sërish në një tjetër spital privat
Vajza– Deshëm të bëjmë nje qepje, për rikthim virgjërie.Bëhet këtu kjo procedure?
Infermierja-Bëhet ajo procedura, po bëhet në sallë dhe bëhet si operacion.Bëhen të gjitha analizat të gjitha me rradhe, me anestezi komplet.
Vajza– A është e sigurt si procedure?
Infermierja– Shume e sigurt dhe zgjat shume pak. Nuk është nevoja të qëndroni në spital.
Vajza– E dhimbshme, me anestezi bëhet?
Infermierja– Bëhet me anestezi.
Vajza– Pasi kryen marredhenie seksuale, kuptohet që është qepur?
Infermierja– Nuk besoj të kuptohet.S’ka ça kuptohet përderisa ajo mbulohet, qepet.
Mjekët shprehen se nuk ka një ligj të përcaktuar qartë nëse kjo ndërhyrje duhet të kryhet ose jo.
Mjeku: Në lidhje me ligjshmërinë e kësaj procedure mjekët thone se mund të kryhet pasi një femër mund të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj. Kjo ndërhyrje është bërë dhe në të kaluarën, por edhe sot vazhdon. Përpara faktit që një femër mund të keqtrajtohet gjithë jetën nga i shoqi se nuk ka qenë e virgjër ia vlen që të ‘rivirgjërohet’ për të kaluar më pas një jetë të qetë dhe në harmoni me bashkëshortin.
Të virgjër se s’bën, jam prej Kukësi!
Ndërsa të rinjtë në kërkim të ideales, shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.
Gazetarja: E keni dëgjuar këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?
Djali: Po e ka dëgjuar.
Gazetarja: Si i do ti të dashurat, të virgjëra apo jo të virgjëra?
Djali: Ç’rëndësi ka kjo, të dashurat shkojnë dhe vinë.
Gazetarja: Po të pyes për gruan që do ta marrësh tek shtëpia.
Djali: Tek shtëpia? Varet, kismet, nuk e kemi vendosur akoma mendjen.Normalitifikisht si gjithë populli. Jam prej Kukësi unë.
Gazetarja: So do ta marrësh vesh ti që ajo është qepur?
Djali: Do ti bëjmë ndonjë grafi, ndonjë gjë.
****
Gazetarja: Ke dëgjuar për fenomenin e rivirgjërimit të vajzave?
Djali: Po.
Gazetarja: E di çfarë është?
Djali: Po, një lloj qepje.
Gazetarja: Ku e shikoni problemin, tek meshkujt apo tek femrat?
Djali: Tek mentaliteti i të dy palëve.
Gazetarja: Ti si e do të virgjër apo jo të virgjër?
Djali: Sigurisht që të virgjër.
Gazetarja: Si do ta marrësh vesh ti?
Djali: Është shumë e lehtë ta vëresh.
****
Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?
Burri: Kemi dëgjuar.
Gazetarja: Çfarë mendoni që është?
Burri: Po çfarë mendojmë, ne si kuptojmë gjërat jemi të moshuar.
****
Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?
Burri: Kam dëgjuar.
Gazetarja: Çfarë është?
Burri: Rigjenerohen.
Sociologët e konsiderojnë absurd mentalitetin e të rinjve shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh jetese në vende të Europës kthehen në Shqipëri për te kërkuar ‘Kutinë e Pandorës’ të pa cënuar.
Gëzim Tushi: Është i papranueshëm ky mentalitet në vitin 2017. Kryesisht djemtë shqiptarë që emigrojnë jashtë e dinë se partnereve të tyre në Europe nuk mund ti kërkojnë kurrsesi që të jenë të virgjëra. Dhe për të gjetur një vajzë për të kaluar jetën kthehen në Shqipëri dhe kërkojnë ‘Kutine e Pandorës’ të paprekur. Në këto kushte, vajzat shqiptare detyrohen që ti nënshtrohen ndërhyrjeve.
(E.K/FAXWEB)