05:53 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga 32 kërkesa për azil pranohet vetëm 1, STATISTIKAT e shqiptarëve

11:36 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbehet “tradita”, emigrantët ndalojnë së dërguari para tek të afërmit në Shqipëri

Foto ilustruese

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në 43,265 kërkesa, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët  në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1.

Vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016-ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ulëtin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil.

Sipas të dhënave nga Eurostat, numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani. Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali.

Por mundësia që kërkesa të pranohet në Gjermani është shumë e ulët.  Në çdo 190 aplikime, vetëm njërit i është pranuar kërkesa.

Vendet me raportin më të lartë të pranimit të kërkesave

Pas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit.  E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Nga 5,330 kërkesat për azil janë pranuar 750, apo rreth 14 për qind e totalit.

Më pas renditen, Austria (3.5% të kërkesave të pranuara), Suedia (3.41%) dhe Irlanda (2.9%).

Kërkesa për azil në Europë

Në çdo pesë persona që kërkojnë azil në Europë, tre iu realizohet kërkesa, sipas të dhënave për përgjigjet e para të kërkesave për azil.  Gjermania ka pasur numrin më të lartë të kërkesave, afërsisht 607 mijë, prej të cilave janë pranuar 68%. /MONITOR

Etiketa: emigranteshqiptare
Pas

Nis pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit publikon masat e marra

Para

Si t’i parandaloni dhimbjen e fytit

Para
Si t’i parandaloni dhimbjen e fytit

Si t'i parandaloni dhimbjen e fytit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.