Gjatë një debati për shfaqjen ose jo të filmave gjatë sistemit komunist, gazetari dhe studiuesi Çelo Hoxha është shprehur kundër transmetimit të filmave të realizuara gjatë periudhës së komunizmit.
Sipas tij, është turp kombëtar transmetimi i tyre, që paraqiste një Shqipëri ndryshe nga ajo e vërteta ku kanë vdekur 200.000 fëmijë, shifër që është mbajtur e fshehtë.
Ai ndan mendimin se ata që mbrojnë transmetimin e këtyre filmave janë produkte të njeriut të ri që sistemi komunist krijoi.
“Pas vitit 1990 unë nuk kam parë ansjë film të realizuar dhe shfaqur gjatë komunizmit. Është turp kombëtar, antikombëtare dhe kriminale që që këta filma të transmetohen. Rrezikohet që fëmija im të mësojë histoinë e asaj periudhe sipas kendveshtrimit të Enver Hoxhës. Edhe ata që mbrojnë transmetimin e filmave janë produkte të njeriut të ri që sistemi komunist krijoi. Edhe ju këtu që e mbroni këtë tezë jeni produkte të njeriut të ri të komunizmit. Mjafton tu jap një shifër: Nga viti 1945 deri në 1990 kanë vdekur nga uria, sëmundjet dhe varfëria 200 mijë fëmijë, një shifër që mbahej secret. Kjo ishte Shqipëria, ndërkohë që në filma jeta lulëzonte. U thuehj shqiptarëve të bënin sa më shumë fëmijë që të shtohej fuqia punëtore, por njerëzit nuk I mbanin dot me bukë. Ky ishte një krim.”, është shprehur gazetari Hoxha.
(XH.A/SHUPLAKA)