Është goditur një tjetër rast mitdhënie në qytetin e Vlorës, ku një banor i këtij qyteti ka tentuar të korruptojë policët e Rrugores duke i dhënë 10.000 lekë (dy kartmonedha 5.000 lekë).
Shkak është bërë kapja në flagrancë e tij në afërsi të kryqëzimit të Triportit, teksa qarkullonte me automjetin tip “Mercedes-Benz” me dokument jashtë afateve.
Është vënë në pranga shtetasi Artan Balliu 40 vjeç.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Goditet një rast mitdhënie ! Iu ofron ryshfet punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga masa administrative ! Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
– Artan Balliu, 40 vjeç, banues në Vlorë. Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi për arsye se: Më datë 08.02.2017, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, kanë ndaluar automjetin tip Mercedes-Benz me targë VL 1542 C, me drejtues shtetasin Artan Balliu-n, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtij mjeti është konstatuar se ishin jashtë afateve.
Duke qenë në këto kushte, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’u japë 10.000 lekë (dy copë me prerje 5.000 mijë lekë) punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative dhe të mos i bllokohej automjeti. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– automjetin Mercedes-Benz,
– dy kartëmonedha me prerje 5.000 lekë (në total 10.000 lekë)
– dokumentacionin e skaduar të mjetit, etj.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1072″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]