09:33 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga 70 mijë lekë në 7 mijë euro/ “Fillimisht e provova në Shqipëri, por…”, mjekja kirurge tregon përse la Shqipërinë për Gjermaninë

20:40 | 10/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga 70 mijë lekë në 7 mijë euro/ “Fillimisht e provova në Shqipëri, por…”, mjekja kirurge tregon përse la Shqipërinë për Gjermaninë

Kjo është Marsela, mjeke kirurge, jo në Shqipëri, por në Gjermani. Në 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin.

“Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani”, shprehet Marsela Ceno, Mjeke kirurge, Gjermani.

Por pikërisht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë.

“Tani punoj si mjeke kirurge në Baden-Baden”, tha Marsela Ceno.

Paralelisht me gjuhën konvertoi diplomën e mjekësisë. Në shkurt të këtij viti themeloi Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Dhe aktualisht po punojnë për të ngritur degë në 16 lëndët e Gjermanisë.

“Po të organizohemi rritim reputacionin tonë dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tonë”, tregon Marsela Ceno.

Nuk mund të thotë se sa mjekë bëjnë pjesë në shoqatë, pasi janë në krijim e sipër.

“Sipas Dhomës Federale të Mjekëve në Berlin janë rreth 680 mjekë shqiptarë të Shqipërisë deri në dhjetor të 2018. Po të shtojmë edhe ata që po procedojnë janë rreth 800 mjekë shqiptarë në Gjermani”, shprehet Marsela Ceno,

Krahas specializimit që zgjati 6 vjet kreu edhe doktoraturë 3 vjeçare për një teknike të re kirurgjikale. 33 vjeçarja numëron rreth 850 operacione si gjatë specializimit edhe pas tij.

“Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit. Në Shqipëri ka pak spitale që te japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani”, thotë Marsela Ceno.

Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë.

“Një kolege më tha: “Po ju vini nga xhungla”. Një koleg thoshte se, kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste: A keni lavatriçe?”, rrëfen ajo.

Pagesa e një kirurgu është tek 7 00 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3800 eurosh.

“Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7000 euro rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marre vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar”, thotë Marsela Ceno.

Etiketa: marsela ceno
Pas

FOTO/ Nuk do ta njihni, Marsela Çibukaj pëson ndryshimin drastik në peshë: Thoni çkemi Marsela Hadid!

Para

VIDEO/ Ofendohet nga koret raciste në stadium, sulmuesi brazilian largohet nga loja duke qarë

Para
VIDEO/ Ofendohet nga koret raciste në stadium, sulmuesi brazilian largohet nga loja duke qarë

VIDEO/ Ofendohet nga koret raciste në stadium, sulmuesi brazilian largohet nga loja duke qarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar!

Temperatura ekstreme dhe rreziqe për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos

Përplasja e avionit në shkollë në Bangladesh me të paktën 27 viktima, studenti: Pashë shokun të më vdiste para sysh!

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.