07:00 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga alkooli te makinat e vogla elektrike, Cazorla “spiunon” dasmën e Sergio Ramos

14:35 | 20/06/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga alkooli te makinat e vogla elektrike, Cazorla “spiunon” dasmën e Sergio Ramos

Sergio Ramos u martua të dielën e kaluar me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, Pilar Rubio, në Seville. Një numër bashkëlojtarësh në “stacione” të ndryshme të karrierës së kapitenit të Real Madridit ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës, përfshirë edhe David Beckham.
Santi Cazorla, i cili e njeh më mirë se askush tjetër Ramos, që nga koha e tyre e përbashkët në kombëtaren spanjolle, ishte midis të ftuarve VIP. Ai ka folur për mbresa të shkëlqyera nga kjo ngjarje, e cila ngëtheu interesin e mediave të gjithë botës, jo vetëm atyre spanjolle.

Rezulton se edhe futbollistët e duan një martesë të madhe, ashtu si ne të tjerët. Fundja, cili nuk do ta donte me “valencat” e Sergio Ramos, protagonist elitar publik brenda dhe jashtë fushës së blertë! “Pas rum (pije alkoolike e distiluar, e prodhuar nga nënproduktet e sheqerit, nga një proces fermentimi, zakonisht i vjetëruar në fuçi lisi), unë kalova tek ëmbëlsirat me çokollatë. “Churros” ishin të mahnitshme, – tregon Santi Cazorla.

– Do të ishte e pakuptueshme të mos e lëshoje disi veten në pijet dhe ushqimin e një martese si kjo. Eh, ç’të them për vallëzimin? Mos u shqetësoni, kjo pjesë ishte e rregulluar më së miri, gjithashtu. Pablo (Motos) ishte balerini më i miri, unë isha i dyti në klasifikim, besoj”.

Cazorla shpjegoi më pas një nga gjërat më kryesore tërheqëse të dasmës së Ramos ishin makinat e vogla elektrike me parakolp gome (luajnë fëmijët në to, në kënde të posaçme lodrash): “U kënaqa në makinat me parakolp, në të cilat nuk kisha hipur që kur isha 15 vjeç dhe nuk u tunda që aty për një orë e gjysmë”.

Dhe kjo panoramë tregon se Ramos kishte një ide gjeniale për martesën e tij, që duhet të përsëritet më shpesh nga të tjerët, duke përfshirë edhe ndalimin e telefonave celularë. Vetëm një njeri iu lejua ta kishte telefonin celular me vete, presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Pra, edhe futbollistët janë tamam si ne, kur është fjala për një martesë të tillë, kur fotot dhe videot e pautorizuara nuk lejoheshin, madje parandaloheshin objektivisht.

 

Pas

Albano Bogdo i lë të gjithë pa fjalë, publikon foton me partneren: Dashuria e jetës sime

Para

Presidenti Meta i ”përvishet” Ramës: Nuk është momenti për prova force, zgjidhje sa më shpejtë!

Para
‘’Videot flagrante nuk sjellin gjithmonë fundin e karrierave politike”, media austriake ‘’godet’’ Shqipërinë: Meta, Rama dhe 700 mijë eurot

Presidenti Meta i ''përvishet" Ramës: Nuk është momenti për prova force, zgjidhje sa më shpejtë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.