Protesta e banorëve të “Unazës së Re”, e cila sot u zhvendos para Kuvendit të Shqipërisë dhe eskaloi në përdorimin e dhunës, është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare.
The Washington Post, NY times, AP news agency, ABC news, Daily mail etj., janë mediet që kanë pasqyruar protestën e zhvilluar, ndërsa thonë:
“Disa qindra protestues shqiptarë janë përplasur me policinë ndërsa ata u përpoqën të hynin brënda në Parlament për të protestuar kundër një vendimi qeveritar për prishjen e ndërtesave të tyre që i hap rrugë ndërtimit të një rruge të re.”
Më tej në mediet ndërkombëtare shkruhet se banorët në shenjë proteste kanë bllokuar prej ditësh rrugën, ndërsa kryeministri Edi Rama, u bëri thirrje protestuesve “të marrin atë që ju jep ligji dhe të largohen nga rruga”.
(B.B/ Faxweb.al)