Viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i lehtë për disa prej emrave të njohur të shoëbiz-it shqiptar, pasi për fat të keq lajmet për divorce apo ndarje kanë habitur jo pak fansat e tyre. Stinen e gjeti vetëm ky Shën Valentin duke qenë se dy muaj më parë ai bëri publike lajmin ndarjes nga partnerja me të cilën ka një vajzë.
Po ashtu edhe për Arbana Osmanin, Bora Zemanin, Eneda Tarifën, Jonida Maliqin dhe të tjerë emra të njohur, dita e të dashuruarve kësaj here i gjeti vetëm…ose të paktën publikisht se mund të kenë nisur ndonjë lidhje të fshehtë.
Stine
Përmes një statusi në rrjetin social Instagram 2 muaj më parë, ai habiti jo pak kur bëri publik ndarjen nga partnerja e tij Graziela, me të cilën ka një vajzë 2-vjeçare. Artisti i dha fund marrëdhënies me partneren e tij në dhjetor të vitit 2018, ndërsa ish-partnerja Graziela është shprehur se ndarja ishte zgjedhje e Stinës. Pra kënëgtari sot nuk feston Shën Valentin, megjithatë një urim për ditën e të dashuruarve ai e ka bërë duke thënë ‘lum ata që dashurojnë’…
Arbana Osmani
Ndonëse ajo nuk e pranuar publikisht, prej javësh në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Arditin. Çifti ka jetuar një histori dashurie prej 17 vitesh, por për shkaqe ende të paqarta martesa ka marrë fund. Me siguri Valentini i Arbanës për këtë vit mban vetëm emrit e Jonit, djalit të çiftit.
Jonida Maliqi
Ka qenë një ndër ndarjet më të bujshme ajo e artistes Jonida Maliqi nga bashkëshorti Genti, një vit e gjysmë më parë. “Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është” u shpreh asokohe Jonida. Pak ditë më parë pyetur nëse ajo ka për momentin dikë në zemër, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion tha se ende asgjë të re nuk ka për të në çështjet e zemrës. Ndaj edhe për Jonidën Shën Valentini ende nuk e ka një emër.
Bora Zemani
Ata janë një prindër të një djali, por duket se edhe për moderatoren bukuroshe dhe Dj e njohur Vini, dashuria nuk zgjati pafundësisht. Çifti I dha fund marrëdhënies së tyre, edhe pse siç edhe Bora në intervsta të ndryshme është shprehur ata mbajnë një raport tejet miqësor për hir të djalit. Sot Bora nuk feston Shën Valentin (të paktën mesa jemi ne në dijeni). Urojmë që Shën Valentinin tjetër të kemi lajme të bukura nga moderatorja simpatike.
Klaudia Pepa
Klaudia është vetëm dhe është shumë e lumtur! Kështu u shpreh balerina e njohur pak muaj më parë kur ndodhej në Shqipëri. Që prej divorcit nga Albi Nako, artistja duket se ende nuk ka dikë në zemër, dhe kupidi i dashurisë ende nuk e ka gjetur Klaudian. Këtë mëngjes Shën Valentini e ka gjetur ate me rutinën e përditshme, duke reklamuar produkte në instastoryn e saj.
Eneda Tarifa
Ndonëse kanë kaluar dy vite që prej ndarjes së Eneda Tarifës nga bashkëshorti Erion Zaloshnja, për këngëtaren nuk ka ende një dashuri të re në sfond. Edhe këtë vit Eneda nuk feston Shën Valentin, megjthatë vajza Arja i jep mamit dashurinë e gjithë botës.
Discussion about this post