05:56 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

09:22 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

A e dini se ekzistojnë me qindra fobi të njohura në botë? Këto frikëra janë shqetësuese dhe u krijojnë vështirësi personave që i përjetojnë ato. Keni frikëra të pashpjegueshme? Ankth? Të gjithë i kemi, apo jo?

Që nga gjërat e thjeshta, tek ato më seriozet apo ekstremet!  Mos u shqetësoni aspak se kështu ndihen edhe disa prej  personzheve të famshëm të showbiz-it shqiptar. Ata i kanë bërë publike fobitë e tyre. Hidhini një sy dhe shuani kuriozitetin!

Arjan Çani

Moderatori i ‘Zonë e Lirë’ Arjan Çani ka një fobi të pazakontë për një burrë: Ai nuk duron dot merimangat! A e merrni dot me mend pse i ka frikë këto insekte? Asyeja është e thjeshtë, i ka frikë sepse nuk i sheh dot fytyrën!

Aurela Gaçe

Uragani energjik Aurela Gaçe, këngëtarja e dashur që numëron hite e çmime pafund, duket se e paska edhe ajo një fobi. Aurela është shprehur se i ka shumë frikë qentë, sidomos kur lehin! Fobia nga qentë, ose Kinofobia prek 36% të popullsisë në botë.

Albana Osmani&Olti Curri

Prezantuesja e Fun Club, ka fobi karkalecat, sidomos ata me ngjyrë jeshile. I ka me të vërtetë  tmerr, sidomos pas një shakaje që i kanë bërë miqtë e vet duke ia hedhur përsipër. Osmanit i ka rënë të fikët menjëherë. Po kolegu i saj në Fun Club? Besojeni ose jo, edhe Olti Curri ka fobi, pikërisht nga lartësitë!

Rovena Dilo

Këngëtarja ka shumë frikë prej ambienteve të mbyllura. Për fat të keq, i ndodh shpesh që shohë ëndrra të frikshme e të zgjohet plot ankth!

Era Rusi

Edhe këngëtarja Era Rusi e paska një fobi. Frika e saj më e madhe? Tërmetet! Duke pasur apartamentin në katin e shtatë Era  frikësohet se nuk do të arrijë të zbresë poshtë në kohë nëse bie një tërmet!

Arif Ziberi, Elita 5

Vokalisti i grupit legjendar rrok, Elita 5, Arif Ziberi ka fobi udhëtimet e gjata dhe aeroplanin. Mundohet prej vitesh që ta heqë këtë fobi të fluturimit me aeroplan, por pa rezultat. Arifit i duhet të udhëtojë shpesh për arsye pune, e megjithatë udhëtimet mbeten një stres i pashmangshëm për të.

Tinka Kurti

Aktorja e madhe e qindra roleve kinematografike, Tinka Kurti, e vlerësuar me çmime dhe mirënjohje është aktive me role edhe në ditët e sotme. Ja një shprehje e saj mbi frikën: “Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”

Suada Sherifi

Ish-Miss Shqipëria Suada Sherifi, nënë e një vajze prej pak kohësh ka një fobi e cila e tmerron atë. Frika e saj më e madhe është vdekja.

Lorik Cana

Futbollisti Lorik Cana, ka ndarë me ndjekësit fobinë e tij më të madhe në profilin e tij në Instagram, gjatë një lidhjeje Live. Ai ka treguar se bëhet fjalë për frikën ndaj vendeve të mbyllura. Kjo fobi, e quajtur Klaustrofobi prek rreth 15% të popullsisë në botë dhe mund të shkaktojë panik dhe ndjesi parehatie.

Enkeleida Zeko

A ju shkon në mëndje se çfarë e tremb gazetaren sportive të TVSH-së, bionden simpatike Enkeleida Zeko? Ajo ka frikë nga plakja!/Bordo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: arjan canifobite e vipaveLorik Cana
Pas

Shkëmbenin automjetet me drogë në mes të rrugës, arrestohen tre persona (VIDEO)

Para

Çmimet e energjisë në ekstrem, OSHEE importon me 68.2 euro/MW

Para
Terr në Gjirokastër, 80% e qytetit zgjohet pa drita. Mungesa dhe në institucione

Çmimet e energjisë në ekstrem, OSHEE importon me 68.2 euro/MW

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.