14:43 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga arratisja spektakolare në Romë te dasma në Vlorë nën ‘mbrojtjen’ e policisë, njihuni me bëmat e Tesi Bashos, të fortit të Selenicës

13:40 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet anëtari i “rrezikshëm” i bandës së Selenicës, i dënuar me burgim të përjetshëm (FOTO+EMRI)

Tesi Basho, 38 vjeç është personi i arrestuar nga ana e Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për disa vepra penale të rënda mes tyre dhe ajo e vrasjes.

Basho është arratisur disa vite më parë nga burgu në Romë në vitin 2016, ku ishte dënuar për vrasjen e dy shtetaseve italiane, dhe pavarësisht kësaj ai shëtiste i lirë në Vlorë, së bashku me anëtarë të tjerë të bandës së Selenicës. Shtetaset italiane dyshohet se shfrytëzoheshin nga vlonjati për qëllime prostitucioni.

Ai u arratis bashkë me Ilir Peren dhe Mikel Hasanbelli. Ky i fundit u arrestua në nëntor 2017 nga policia e Milanos.

“Natën e 27 tetorit 2016, tre të dënuarit, pasi kaluan hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe përshkruan një intenerar ‘të mundimshëm’ brenda burgut, arritën murin rrethues dhe, duke u zvarritur me çarçafë të lidhur bashkë, arritën të braktisnin strukturën, duke zbritur nga një dritare e institucionit ku vuanin dënimet.

 Nga dinamika e arratisjes, hetimet zbuluan se të tre kishin planifikuar me detaje arratisjen dhe si do të vepronin pas ikjes nga burgu, duke marrë ndihmë nga persona jashtë. Sisa prej bashkëpunëtorëve i pritën në afërsi të burgut me makinë, duke u mundësuar largimin me shpejtësi”, raportuan mediat italiane lidhur me arratisjen e bujshme, ndërsa dyshohet se hyrja e tij në Shqipëri u krye me staf.

Ai ka qenë protagonist në disa ngjarje të tjera të ndodhura në Vlorë, ndërsa dyshohet se mbeti i plagosur gjatë një përplasje me armë të ndodhur në fillim të këtij viti, 14 Janar, në Lungomare, por pavarësisht kësaj arriti që ti largohej sërish policisë.

“Pershendetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte. Me urdher nuk u lejua te behej publike”, shkruhej në një denoncim të ish-kryeministrit Berisha.

Kanë qenë denoncime të shumta të qytetarëve ato që tregonin se ai vijonte të jetonte i lirë në Vlorë, madje kishte organizuar dhe dasmë nën mbrojtjen e policisë së Vlorës.

”Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj te djeshem desha te shtoj se Tesi Basho qe u martua dhe beri dasem nden mbrojtjen e policise eshte aratisur nga burgu ne Itali. I denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e dy italianeve. Shetit i lir neper Vlore.

Ne Selenice bashke me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit te gjith Vlores. Policia ne Selenic eshte e terorizuar nga banda. Qe ka kontroll ne te gjithe zonen. Askush sflet. Grabitjet pasojne njera tjetren. Drejtoria e policis se Vlores ka dijeni per kete situat. Por askush nuk vepron. Terron diten dhe naten ne gjithe Selenices”, thuhej në një tjetër mesazh në adresën e doktorit.

Për çfarë akuzohet “Banda e Selenicës” dhe që përbëhet nga anëtarë të fisit Llanaj.

Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.

Pesë vite më vonë, në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.

Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.

Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj.

Më 1 tetor të vitit 2017 do të shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur.

Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar, por kërkojnë të marrin jetë të tjera, shërbeu atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: arratisja spektakolarei forti i salenicestesi basho
Pas

Ndryshime në burgun e Recit/ Largohet drejtori, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Para

Negociatat me BE-në, flet kryeministri maqedonas Zaev: Nëse nuk marrim një “Po” qeveria jonë bie

Para
Ra ‘pre’ e audio-përgjimeve me komedianët rus, Zaev pranon gjithçka: Isha viktimë… S’jap dorëheqjen!

Negociatat me BE-në, flet kryeministri maqedonas Zaev: Nëse nuk marrim një "Po" qeveria jonë bie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria Izrelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.