03:25 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

10:25 | 30/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

Ibrahim dhe Astrit Bilali, dy viktimat e atentatit

Tronditet sërish qyteti i Shkodrës, dy persona kanë mbetur të vrarë në lagjen Kiras.

Mësohet se personat e vrarë janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, të dy vëllezër mes tyre. Astriti është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Vëllezërit janë vrarë teksa kanë qenë pranë derës së banesës së tyre në lagjen Kiras. Nga ana tjetër raportohet se autorët e dyshuar kanë braktisur mjetin e tyre në afërsi të banesës së fisit Licaj, pasi janë përpjekur t’i vënë zjarrin.

Burime bëjnë me dije se target e mjetit që përdorën autorët kanë qenë false.

Makina e braktisur e autoreve

Në një kërkim të thjeshtë rezulton se Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali janë arrestuar më parë në vitin 2016, si pjesë e një grupi që trafikonte armë. Të dy vëllezërit kanë qenë të apasionuar ndaj hipizmit, ndërsa Ibrahim Bilali ka qenë kampion në këtë sport.

Kujtojmë se Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut ka qenë prezent dhe në atentatin që iu bë Arjan Ferracakut në 1 Shtator të vitit të kaluar, dhe mendohej se shënjestra e autorëve kishte qenë pikërisht ai. (Lexo ketu)  Bilali u la pak ditë pas arrestimit në masën e ”arrestit të shtëpisë”.

Po ashtu pas vrasjes së Ferracakut në Shkodër, në 14 Nëntor të 2018-tës u eleminua dhe kushëriri i tij Fatos Ferracaku, 40-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehaj. Fatos Ferracaku duket se kishte qenë po ashtu i pranishëm në vrasjen e Arjanit, dhe kjo ka bërë që ai të vritej pak kohë më pas për të humbur çdo gjurmë që mund të identifikonte autorët. (LEXO KETU) 

Lidhur me këtë vrasje u shoqërua asokohe dhe Mustafa Lici, i cili mohoi që të kishte lidhje familja e tij me ngjarjen, pavarësisht se motori që u përdor në këtë vrasje u dogj pranë banesës së tij.

“Kur ka ndodhur ngjarja, kam qenë në Tiranë”, shprehej Lici në muajin Nëntor. (Lexo ketu) 

Saga e vrasjeve Shkodër
Kujtojmë se seria e përplasjeve mes bandave dhe dy fiseve rivale në Shkodër nisi me atentatin ndaj Lulzim Kullës dhe vrasjen në 18 qershor të biznesmenit Mehdi Kavaja.

Më 10 Gusht 2018 vritet në lagjen e tij Fatbardh Lici. Lici  ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër.

Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën, të cilit më herët iu bë atentat në qendër të Shkodrës. Nga kjo ngjarje e ndodhur rreth shkurtit të 2018-tës ai mbeti i paralizuar.

Po ashtu në muajin korrik 2018 u vra Boran Breçana dhe bashkëjetuesja e tij në sy të djalit 2-vjeçar, në hyrje të pallatit të tyre.

Në 10 gusht 2018 vritet Fatbardh Lici në lagjen e tij.

13 ditë më vonë, në 23 gusht 2018 u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Pak ditë pas zhdukjes së Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, 27 gusht 2018 vritet Prendush Fusha

Në 1 shtator 2018 vritet Arjan Ferracaku, biznesmen i cili ishte nën shoqërinë Asmer Bilalit, djali i një prej viktimave të sotme dhe mendohej se ishte shënjestra e autorëve.

Në 14 nëntor të 2018-tës u eleminua dhe kushëriri i Arjan Ferracakut, Fatos Ferracaku 40-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Në 20 mars 2019 ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

Në 30 mars 2019, vriten dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Shkodra në muajt e fundit është kthyer në një qytet të minuar, për shkak se ka ndodhur dhjetra atentate mafioze, shumica e të cilave mbeten të pazbardhura nga ana e Policisë. Përplasja mes bandave rivale ka shkaktuar derimë tani 11 persona të vrarë, në atentate ende të pazbardhura.

Njoftimi i policisë për vrasjen e vëllezërve:

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit  A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: armer bilaliAstrit Bilalidyshohet per viktimavrasje ne shkodervriten vellezerit
Pas

Emrat/ Vriten dy vëllezërit në Shkodër, mes tyre dhe babai i kampionit të boksit (Ku lidhen me grupin Bajri)

Para

Erion Kristo akuzon pedagogët për favore seksuale: ‘Dërrmojnë’ studentet vetëm pë t’u dhënë një 5

Para
Erion Kristo akuzon pedagogët për favore seksuale: ‘Dërrmojnë’ studentet vetëm pë t’u dhënë një 5

Erion Kristo akuzon pedagogët për favore seksuale: 'Dërrmojnë' studentet vetëm pë t'u dhënë një 5

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.