Familja Zagori që jeton në Austri, zgjodhi Kosovën për të kaluar festën e Vitit të Ri. Por, ky pushim nuk doli ashtu siç e kishte planifikuar ajo.
Vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre dhe janë në pritje të një lajmi të mirë në 48 orët e fundit, shkruan Indeksonline.
“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjare për Telegrafin.
Familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15- vjeçaren e zhdukur.