Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër është arrestuar sot nga policia, me akuzën e korrupsionit.
Zamir Leka u emërua në krye të këtij institucioni me 18 janar të këtij viti gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.
Por më shumë se takimi i Ramës, lajm në media u bë drejtori i Hipotekës në Shkodër, për të cilin u shkruajt se kishte punuar si banakier dhe prej kohësh ka qenë militant në Partinë Socialiste, prandaj ishte emëruar drejtor.
Pas marrjes së detyrës në janar të vitit 2018, Zamir Leka iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështjen e banakierit ku shpjegoi se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe për këtë tregoi karrierën e tij.
“E kam dëgjuar punën e banakierit por duhet të dini se ato foto janë para 4 viteve besoj kur unë kam qenë menaxher rajonal i një kafeje dhe në ato momente ishim duke montuar një ekspres. Kaq është e gjitha. Ama duhet të dini se unë jam profesionist i kësaj fushe. Kam punuar në komunën Velipojë, kam punuar tek ALUIZNI në Shkodër dhe së fundmi kam qenë me një firmë në Tiranë duke u marrë me çertefikata pronësie, legalizime e gjëra si këto. Pra përveç shkollimit të duhur kam shumë vite në këtë fushë dhe kam eksperiencën e duhur. E gjitha kjo mund të ketë ardhur nga ndonjë konkurent tjetër dashakeqës i cili ka qenë poshtë meje me pikë. Ju ftoj të verifikoni gjithçka për mua sepse deri tani është shpifur. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë për mirë jo për mua personalisht për për të mirën e Shkodrës” shprehej Leka.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post