Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas situatës ku është përfshirë kryeqyteti, ku më shumë se gjysma është pa energji elektrike.
‘Tirana pa drita
Nga black friday……ne
black neë year……’, shkruan Vasili në Facebook.
Gjysma e Tiranës ishte pa energjie elektrike prej më shumë se 30 minutash. Ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes, por sigurisht që kjo nuk hera e parë që ndodh për festat e fundvitit. n
Pa energji elektrike mësohet se është Rruga Bardhyl, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, Ali Demit, Shkoza dhe fshatrat përreth.
OSHEE ka reaguar mbrëmjen e sotme dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori.
‘Për shkak te nje defekti ne rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa pune nst i Traktorave, duke lene pa energji elektrike zonen përreth.
Aktualisht brigadat e OST jane duke punuar me manovrimin e linjave, per ti dhene energji nst ne drejtim tjeter’, thotë OSHEE. Edhe pse u tha se gjithçka ishte nën monitorim edhe këtë herë qiriu është parë si zgjedhje alternative.