Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për Fax News me gazetaren Neta Fero është shprehur se është e lumtur që vula shkoi në vend të vetë.
E pyetur për rekursin që Lulzim Basha tha, ajo u shpreh se nuk ka asnjë shancë për rekurs pasi ajo cështje ka shkuar njëherë në Gjykatën e Lartë.
Zhupa i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen nën siglën e PD-së. E pyetur nëse kjo thirrje vlen dhe për Bashën, Zhupa është shprehur se po, ndërsa ka theksuar se ai ka qenë personi i cili ka marr më shumë nga pd dhe varet nga ai nëse do ti bashkohet PD.
Deputetja po ashtu ka komentuar dhe largimin e Alibejat i cili në një reagim në Facebook është shprehur se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot.
Deputetja demokrate ka thënë se në pd nuk ka asnjë kusht të tillë.
Discussion about this post