Pas mbylljes së procesit të votimit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pritet që nga çasti në çast të dalë në një deklaratë për mediat.
“Shuplaka” mëson se Basha do të dalë te shkallët e selisë së PD-së, nga moment në moment. Pritet që Basha të flasë lidhur me procesin e votimit, mbase edhe për incidentet e shënuara gjatë ditës së sotme.
Kjo do jetë deklarata e parë për Bashën pasi gjatë gjithë ditës ka qenë mjaft i heshtur lidhur me incidentet e njëpasnjëshme të shënuara gjatë procesit të votimit. Vijon… (D.D/Shuplaka)