13:40 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga ‘Cine’ i Shijakut te miku i socialistëve dhe Arben Frroku/ Kush janë tre të fortët që iu kërkohet pasuria

12:14 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga ‘Cine’ i Shijakut te miku i socialistëve dhe Arben Frroku/ Kush janë tre të fortët që iu kërkohet pasuria

OFL u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve të tjerë për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen, shkatërrimin e pronës dhe pjesëmarrjen në organizatë kriminale.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se tre persona, që policia ka preferuar ti japë me iniciale janë

Jasin (Avdyli) Kala

Durim Keçi

Arben Frroku

Kush është Cine i Shijakut që u lirua nga burgu për arsye shëndetësore

Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine” i Shijakut, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4” dhe u lirua për arsye shëndetësore.

Pak muaj pas arrestimit këtij shtetasi i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Gjykata ka urdhëruar po ashtu që ky shtetas pavarësisht se në arrest shtëpie, nuk duhet të kontaktojë me asnjë person të jashtëm.

Kujtojmë që “Cine” i Shijakut u arrestua bashkë me 26 shtetas të tjerë për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Durim Keçi, miku i politikanëve socialistë

Durim Keçi, është akuzuar si miku i politikanëve të majtë dhe është liruar nga burgu në vitin 2018, pak kohë përpara afateve të përfundimit të dënimit të caktuat.

Durim Keçi u ndalua në Durrës më 11 tetor të vitin 2011, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Basha tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri.

Arben Frroku, që i shpëtoi burgimit të përjetshëm

Nga ana tjetër Arben Frroku është dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Frroku u shpall i pafajshëm në shkallën e parë, ndërkohë që apeli vendosi shpalljen e tij fajtor për vrasjen. Por kjo periudhë amullie i shërberu Frrokut që të arratisej në Greqi, dhe më pas në Hollandë, ku i shpëtoi dhe burgimit të përjetshëm.

Njoftimi i plotë i OFL-së: 

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Etiketa: Arben frrokucine i shijakut
Pas

Alkool, banjo dielli dhe…/ Ja çfarë ndodh në karantinën më të çmendur të koronavirusit (FOTO)

Para

“Pendohem”/ Mbyti në një kovë me ujë vajzën 2-vjeçare, gruaja dënohet me 18 vite burg

Para
“Pendohem”/ Mbyti në një kovë me ujë vajzën 2-vjeçare, gruaja dënohet me 18 vite burg

“Pendohem”/ Mbyti në një kovë me ujë vajzën 2-vjeçare, gruaja dënohet me 18 vite burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, bëni konsultim gjithëpërfshirës me të gjithë institucionet e Drejtësisë

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kodi i ri Penal/ Rama sqaron dhe mediat: Qeveria një nga palët, ky draft s’kalon në Parlament pa vulën e Brukselit! Po shkojmë drejt BE dhe jo ish-Bashkimit Sovjetik!

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”

Vijojnë ofensiva ruse në Ukrainë, 28 viktima dhe 159 të plagosur në Kiev

Nuk respektoi vendimet, Millorad Dodik dënohet me një vit burgim me formë të prerë

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.