Një dokumentar i ri për Elizabeth Taylor zbulon detaje rreth aspekteve të panjohura më parë të jetës së saj. Dokumentari i HBO-së “Elizabeth Taylor: The Lost Tapes” përfshin një intervistë të aktores të patransmetuar kurrë më parë. Në të, Elizabeth Taylor dëgjohet duke folur me reporterin e ndjerë Richard Merriman. Intervista daton mes viteve 1964 dhe 1965.
Ndër të tjera, i referohet reagimit të babait të saj, Francis Lane, kur mësoi për marrëdhënien që ajo kishte pasur në të kaluarën, konkretisht në vitin 1962, me Richard Burton. Thuhet se kur u publikua lajmi, aktorja mori shumë komente negative, pasi jo shumë kohë më parë ishte martuar me bashkëshortin e saj të katërt, Eddie Fisher, ndërsa Burton ishte martuar me Sybil Christopher.
Romanca e tyre filloi në xhirimet e filmit “Cleopatra” të vitit 1963, ku luajtën Elizabeth Taylor dhe Burton si Marc Anthony. “Gazeta e Vatikanit kishte botuar një artikull duke thënë se unë isha aq e neveritshme saqë fëmijët e mi duhet t’i hiqnin nga unë, një sulm që në fakt më bëri të mendoja të vrisja veten”, tha Tayor.
Discussion about this post