Moderatori i njohur i emsionit investigativ, Saimir Kodra prej vitesh ka punuar në krah të doktorit, Gent Pjetri ndërsa sot në krahun e tij është aktori Gent Zenalaj.
I ftuar në “Mos i Fol Shoferit”, ai është pyetur se cilin do zgjidhte mes tyre.
“Janë dy gjëra të kundërta. Të dy janë histori suksesi në bashkëpunim me mua, si Gent Pjetri dhe Zenelaj. Por sigurisht që sot, jo se jam me Gent Zenelaj por ka një tjetër qasje pjesa ime profesionale dhe artistike. Ka një tjetër stad më lart që sigurisht që kam nevojë më shumë për Gent Zenelaj, për veshin e tij, për mënyrën si i percepton gjërat”, tha Kodra.
Ndër të tjera ai shtoi se Genti, përvec se koleg është një mik shumë i mirë për të.
(S.SH/Shuplaka)