Akademiku Artan Fuga ka qenë një nga të parët që e ka mbështetur protestën e opozitës për zgjedhje.
Ndërkohë që dje është zyrtarizuar pothuajse që vendi do të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Partitë e tjera dorëzuan në KQZ listat e kandidatëve për deputetë.
Ai është shprehur se në asnjë vend të botës nuk ndodh që mazhorancës t’i jepen të gjitha, nga drejtori i Kopshtit zoologjik deri te roja i pallatit.
STATUSI I ARTAN FUGËS:
Askundland
Drejtorin e kopshtit zoologjik?
Mazhorranca!
Rojen e pallatit?
Mazhorranca.
Gjobavënësin e veturave parkuar keq në buzëtrotuare? Mazhorranca mo, pse kush?
Pastruesit e rrugëve?
Sigurisht mazhorranca.
Kush jep tenderat?
Mazhorrranca!
Po shkencën kush e bën?
Mazhorranca! (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post