04:11 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga e hëna fillon aplikimi i kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, deputeti i PD-së paralajmëron protestë në Kukës

07:33 | 15/09/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga e hëna fillon aplikimi i kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, deputeti i PD-së paralajmëron protestë në Kukës

Të hënën banorët e Kukësit dhe jo vetëm siç duket nuk do ta tolerojnë dot taksën e qeverisë në rrugën e Kombit.

Burime bëjnë me dije se ka zëra që po bëhen organizime për të dalë dhe bllokuar rrugën. Ndërkohë në rrjetin social Facebook janë shpërndarë njoftime ku paralajmërohet se do të ngrihen dhe do të protestojnë, por konfirmimin e saktë se kjo do të ndodhë e jep dhe deputeti i PD, Agron Shehaj.

Shehaj pohon se banorët do të ngrihen dhe ai vet do të jetë aty në mbështetje të banorëve dhe kundër oligarkisë.

“Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.

Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.

Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!” shkruan Shehaj.

Ndërkohë disa ditë më parë Kryetari i Këshillit Bashkiak në Kukës, Gjelbrim Shehu me anë të një prononcimi për mediat ka deklaruar se shuma prej 100 lekësh për banorët e Kukësit është e pranueshme dhe e përballueshme për të gjithë.

Nga ndryshimet e vendosura mes qeverisë dhe koncesionarëve, çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga 5 euro ose 660 lekë për çdo kalim. Ndërsa, banorët rezidentë në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim.

TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj

Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë
Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë

Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: rruga e kombit
Pas

Horoskopi 15 shtator 2018

Para

Nga moda te futbolli, zbulohet emisioni sportiv që do të drejtojë moderatorja

Para
Nga moda te futbolli, zbulohet emisioni sportiv që do të drejtojë moderatorja

Nga moda te futbolli, zbulohet emisioni sportiv që do të drejtojë moderatorja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.